Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni Lushka. Ai ka patur një biznes, por në aplikimin e tij për cregjistrim, ka dalë kreditor në tatimet e Korcës. Nisi aplikimin dhe brenda afatit 45 ditor, iu kthye përgjigje nga QKB, e Tiranës, se cregjistrimi ishte kryer, por në Korcë ai figuronte kreditor me një shumë prej 9.300 lekësh. Avniu thotë, se në bisedime me Tatimet e Korcës, i është thënë, se duhet të bëjë një kërkesë, që heq dorë nga këto lekë, në mënyrë, që t’i mbyllin biznesin. Ai thotë, se nuk ka firmosur, pasi i duket e padrejtë.Në drejtorinë e tatimeve në Korcë, i thonë, të pranojë, që të mos marrë paratë, pasi në fakt nuk do t’i marrë ndonjëherë e do të mbetet në sistem.Por gazetarja e emisionit “Stop” takon drejtorin dhe ai i premton, që qytetari Avni Lushka do të marrë mbrapsht 93 mijë lekët, që i takojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.
Klintoni ka dalë nëpër Tiranë, madje ka improvizuar një konferencë shtypi në natyrë pranë kodrave të liqenit. “Rama” ynë ka folur për masat ndaj koronavirusit, duke bërë thirrje, që të mos përhapet panik dhe qytetarët të lexojnë Biblën e Kuranin, duke refuzuar lajmet mediatike.
Më 27 nëntor të 2019-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Ndoja, të cilën “Stop” e “Shqiptarët për shqiptarët” e bënë me shtëpi të re. Lindita Ndoja, me banim në Barbullush, është nënë e 5 fëmijëve dhe djalin e madh e ka cuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia kishte falur dhe ndërtuar kisha. Për fat të keq shtëpinë e re, të parën, e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi në muajin tetor, gjithcka iu shkrumbua.Por në kohë rekord asaj iu bë një tjetër shtëpi.Sot pas 3 muajsh kemi shkuar sërish në familjen Ndoja, për t’i cuar disa ndihma: ushqime nga “Qendra Sportive Klaudi Papini”në Itali, produkte higjeno-sanitare nga Shoqata suedeze “Liria”, veshje dhe para nga Kristiana Shehu.