Shkarkohet dhe procedohet eksperti mjeko-ligjor Albert Kreci.
Gratë dhe vajzat festuan sot 8 marsin.Një qytetar nga zona e Astirit, ankohet në “Stop”, se po i ndërrojnë sahatin e ujit, dy herë brenda një muaji, pa autorizim dhe pa e pyetur. Ministria e Drejtësisë ka reaguar për rastin e raportit të ekspertit mjeko-ligjor, Albert Kreci, i cili klasifikoi “plagosje të lehtë”, pasojën e aksidentit të një 13 vjecari. Kreci u pushua nga puna dhe u cua në prokurori për procedim penal.
Gjirokastër, odiseja e pronës së familjes Emiri, “Stop” rikthen procesin.
Perika dhe Mefarete Emiri denoncojnë në emisionin “Stop” odisenë me pronën e tyre, të lënë trashëgimi nga i ati, Latif Emiri. Trashëgimtaret morën njohjen e pronës nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Por me letra të falsifikuara, ajo u shit dhe motrave iu desh të nisnin kalvarin gjyqësor. Megjithë vendimin e Gjykatës së Apelit në favor të tyre, ATP-ja nuk ka nisur shqyrtimin e dosjes prej një viti.
Pas interesimit të emisionit “Stop”, Agjencia e Trajtimit të Pronave më në fund kthen përgjigje dhe nis procedurën për kërkesën e trashëgimtareve.
“Kjo pronë është blerë nga stërgjyshi jonë, Asaf Emiri, qëka qenë avokat. Në aktin e dorëzimit një është 278 metra katrorë, një 128 metra katrorë dhe një 220 metra katrorë. Janë të treja dokumentet të 1925-1926 që unë i ruaj si sytë e ballit sepse janë të arkivës.
Ne kemi filluar që nga 1993 që kemi futur dokumentacionin, kemi dhe mandatet e pagesës 20 mijë lekë, që ka qenë atëherë. Në vitin 1998, që ndodhi dhe lufta, ne kemi shkuar jemi interesuar se çfarë ka ndodhur me dyqanet. Kam shkuar të kërkoj dokumentacion se unë nuk qenë këtu, interesohem pranë Prefekturës dhe më thanë plotësoji dhe njëherë tjetër. Por unë nuk e dija se kush i kishte marrë dyqanet dhe fillova dhe njëherë tjetër kompletimin të dokumentacionit, pasi kam origjinalet në shtëpi”, u shpreh Perika Emiri.
Ajo shton se ndërkohë që po ribënte dokumentacionin, persona të tjerë falsifikuan dokumentet, e regjistruan pronën dhe e shitën menjëherë. Trashëgimtaren e shqetëson fakti se kush ka firmosur në emrin e të atit, Latif Emirit dhe cila notere e ka pranuar këtë gjë, pasi ai ka ndërruar jetë që në vitin 1989.
“Vendimin tonë numër 101 e bënë 10/1. Kur kam kërkuar pranë Komisionit të Kthimit të Pronave vendim për këtë, nuk kishin. Por Hipoteka në Gjirokastër, që janë në një ndërtesë, kishte vendimin 10/1, i cili nuk ekzistonte pranë Komisionit të Kthimit të Pronave. Kur ia kanë njohur pronën këtyre pronarëve, e kanë shitur shumë shpejt”.
E motra, Mefarete Emiri tregon se në vitin 2003 e kanë çuar këtë dokument te Prokuroria e Përgjithshme, ku i kanë thënë se është false, por që nuk mund ta ndjekin si çështje. Ndaj iu drejtuan gjykatës, e cila vendosi shfuqizimin e vendimit të AKKP Tiranë, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, detyrimin e saj të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit numër 14, datë 22.06.2009 të ZRKKP Gjirokastër, si dhe të shqyrtojë dhe të zgjidhë me vendim themeli për të gjitha pronat e kërkuara nga trashëgimtaret.
“Në vitin 2014 është marrë vendimi, në vitin 2016 është bërë apeli dhe ka dhënë formën e prerë”, tha Perika.
Pas kërkesës së të motrës, më datë 28.03.2017, pranë Zyrës Përmbarimore Tiranë, u caktua përmbaruesi gjyqësor Pjetër Caka për të nisur procedurat brenda tre ditëve nga data e regjistrimit.
Ndihmës Komisioneri tek Avokati i Popullit, Arben Gjoleka u shpreh: “Prej më shumë se një viti ka kërkuar shërbim përmbarimi për ta ekzekutuar këtë të drejtë, të fituar në rrugë gjyqësore. Ky është tregues që shërbimi i përmbarimit nuk po kryen ato procedura, sikurse parashikon Kodi i Procedurës Civile. Presim si institucion që përmbaruesi gjyqësor i çështjes të shprehet lidhur me rekomandimin e dhënë prej institucionit Avokatit i Popullit”.
Agjencia e Trajtimit të Pronave pretendon se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të likujduar këtë dosje. Gazetari i emisionit “Stop” thotë se punonjësit e ATP-së ose nuk dinë të lexojë ose mund të kurdiset diçka e paprecedent, pasi vendimi i formës së prerë dhe kërkesa e përmbaruesit të Tiranës është për rishqyrtim dhe jo për likujdim të vendimeve gjyqësore.
“Është një strategji e zvarritjes derisa të lodhen njerëzit, por ne nuk kemi çfarë të humbasim. Do vazhdojmë të përpiqemi derisa të nxjerrim ndoshta diçka në dritë. Ne prandaj i jemi drejtuar emisionit “Stop” se ka zgjidhur shumë probleme dhe ka qëndruar mbi juridiksionin e këtij vendi!”, tha trashëgimtarja.
Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi nëpërmjet një telefonate me përmbaruesin gjyqësor Pjetër Caka.
“Në fillim thanë është problem VKM-ja, thanë duhet të plotësohet koha ligjore. Më pas, doli VKM-ja thotë do e marrim në shqyrtim… Tani thotë i kemi dërguar për dijeni dhe shkresë palës së kreditores të Myfaretit, që të paraqitet për të plotësuar dosjen”.
Pra pas 25 vitesh dhe interesimit të emisionit “Stop”, ATP-ja u detyrua të rishqyrtojë dosjen e motrave Emiri dhe të zbulojë se kush ua vodhi trashëgiminë.
Paskuqan, pa shtëpi dhe në mjerim, Stop dhe Fundjava në familjen Buci.
Burbuqe Buci, banore në Pakuqan, tregon, sesi iu shemb shtëpia për shkak të shirave të vitit 2017.Si të mos mjaftonte shtëpia, 7 anëtarët e kësaj familjeje jetojnë me 5 700 lekë në muaj.Ajo ka kërkuar ndihmë, pasi fëmijët e saj, nuk kanë as kushtet minimale të jetesës.Gazetarja e “Stop” dhe presidenti i “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari, nisën fushatën për të ndihmuar familjen Buci dhe për t’u krijuar atyre mundësi për shtëpi të re.