Jemi në Cërrik në lagjen nr. 2, pallati 52, me banorët e këtij, të cilët tregojnë, se një 40 vjecare, që jeton në katin e 5-të, ka probleme të shëndetit mendor dhe i bie me cekic derës së komshiut, Sokratit, që ka shtëpinë ngjitur. Madje komshia problematike e ka ofenduar dhe kanosur. Sokrati thotë, se prej një viti e gjysmë është larguar nga shtëpia, që e ka dhënë me qira. Nga ana tjetër, qiramarrësi ka qëndruar vetëm dy muaj, pasi Anisa Qyrdedi e ka bërë të pamundur jetesën e tij normale. Banorët e pallatit thonë, se gruaja problematike duhet të vizitohet, që t’i bëhet një vlerësim mjeksor, e të sistemohet në një institucion mjeksor.Gazetarja shkon në zyrën e sektorit social në Bashkinë Cërrik, ku specialistet Englantina Braho dhe Matilda Broshka, thanë, se do të ndjekin të gjithë procedurën, që të merren masa për rastin në fjalë.Specialistët e Bashkisë dhe polici i lagjes shkojnë të shohin dëmet në banesën e qytetarit, që është ankuar. Ata komunikojnë edhe me komshiun, që u ankohet, Sokratin si dhe me babain e Anisës, Afrim Qyrderdi, i cili thotë, se do të ndjekë të gjithë procedurën institucionale për të bijën.Shefi i Komisariatit të Policisë Cërrik, Islam Haka, tha, se materialet e konstatuara iu vunë në dispozicion prokurorisë, pasi policia nuk vepron dot pa një vlerësim mjeksor.
Pasi emisioni “Stop” publikoi problemet me deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj, ky i fundit tha, se bëri dorëheqjen, por më pas u tërhoq nga dorëheqja. ILD kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të tij, por KLGJ ende nuk ka marrë vendim. Nga ana tjetër ILDKPI ka kërkuar hetim pasuror për Sinanajn nga Prokuroria e Tiranës.Julian Cafka, gjyqtari i bëmave të shumta në gjykatën e Gjirokastrës pret vendimin e KPA, nëse mundet të vazhdojë të ushtrojë detyrën.Ndërkohë për Cafkën në mënyrë absurde është kërkuar të kalojë një vit magjistrat nga komisioneri publik.
Ditën e djeshme treguam, sesi Arbër Arapi, i sapo rikthyer në pozicionin e drejtuesit të NJVKSH Fier, në profesion, është stomatolog. Një klinikë dentare në Fier mban emrin e tij. Pacientja e infiltruar e emisionit Stop, u lidh me doktor Arbrin, i cili në orarin e punës si drejtues në Fier, bisedon për punë private dhe punon në klinikën dentare Esel, në Tiranë.Qysh në ditën e xhirimit të këtij materiali, Drejtoria Rajonale e Kujdesit Shendetsor Vlorë, ka dhënë masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për zotin Arbër Arapi me detyrë drejtor i njësisë Vendore të kujdesit shëndetsor Fier.