Fatjon Nurce është dëmtuar në punë në vitin 2008 në firmën “Evior shpk” në Vlorë dhe ka humbur parakrahun. Në vitin 2014 ka fituar me formë të prerë dëmshpërblimin në vlerën 118 milionë lekë të vjetra, por që nga ajo kohë nuk ka marrë asnjë lek, pasi vendimi nuk ekzekutohet. Aktualisht Fatjoni jeton me 70 mijë lekë të vjetra, që i merr nga kempi.Përmbaruesi shtetëror në Vlorë shprehet, se vendimi nuk ekzekutohet dot, pasi në 2014-ën nga tatimet e Vlorës, për kompaninë në fjalë është hapur procesi i falimentit, ndaj procesi është i bllokuar.Por vendimi i Apelit i janarit 2020 e ka kthyer mbrapsht situatën, pasi fillimi i likujdimit për Fatjon Nurcen është caktuar viti 2029. Ky vendim ka ardhur si pasojë e një vendimi për riorganizimin e firmës nga plan likujdimi, që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së parë.
Mbrëmë u mbajt manifestimi i thirrur nga presidenti Meta. Ky i fundit u ul në gjunjë dhe bëri simbolin e shqiponjës, ndërsa në sfond valëvitej flamuri amerikan.Pas manifestimit ambasadorja amerikane Juri Kim shkroi në tëiter, se distancohej nga përdorimi i flamurit amerikan në tubim. Gjatë fundjavës u mbajt kongresi i PS-së, i cili zhvilloi punimet përgjatë 3 ditëve.Klintoni shkoi atje i veshur dhe i trukuar si Edi Rama dhe bisedoi me socialistët e kongresit, nën petkun e kryetarit të tyre.
Problematika e rradhës na ka sjellë në Kamëz. Muharrem Tocilla është drejtuar në “Stop”, pasi në vitin 2018 për efekt dokumentash, ka kërkuar ndryshimin e mbiemrit të vajzërisë së gruas, pasi ishte gabim dhe përvec mbiemrit iu ndryshua edhe emri. Që prej vitit 2018 nuk po gjen një zgjidhje.Mbiemri i vajzërisë së gruas figuronte gabim nga Basha në Boko. Gjendja civile, duke kërkuar dokumenta të vjetra, kishte regjistruar emrin Zatije, ndërkohë që vite me rradhë ajo ë kishte emrin Zotije në të gjitha dokumentat, që kur ishin vendosur në Kamëz. Muharremi tregon, se me emrin Zotije kishte bërë dokumentat italiane. Për efekt pensioni zhvilluan një gjyq, ku u sanksionua emri Zotije. Ndërkohë tani gjendja civile i ka kthyer emrin Zatije, pra emrin, që ka patur që nga lindja, duke i krijuar kështu problem në dokumentat italiane. Në gjendjen civile të Kamzës na thuhet, se sipas ligjit nuk ndryshohet emri, pasi është kërkuar në dokumenta fillestare, edhe pse gabimi është bërë nga ish-punonjës të gjendjes civile.