Edison Llyci, me profesion infermier dhe banor i fshatit Jub, Katund i Ri Durrës, ka punuar 3 muaj në qendrën shëndetësore verore të Gjirit të Lalzit.Ai është paguar me 340 mijë lekë të vjetra, por tani nuk po mundet të marrë dietat, pasi i thonë, se nuk i takojnë, si banor i Durrësit.Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, Edisonit i takojnë 1 milionë e 800 mijë lekë për 3 muaj. Në Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor na drejtojnë në qendrën shëndetësore të Ishmit. Drejtori i kësaj të fundit, Sofokli Gjoni,thotë, se Edisionit nuk i takojnë dietat, ndaj për zgjidhje duhet t’i drejtohet gjyqit.Gazetarja ia drejtua edhe Drejtorise Rajonale të Shëndetësisë, Durrës.E gjithë situata e krijuar, lidhet me një vendim, që në pikën 4 e përjashton Edisonin nga përfitimi i dietave dhe në pikën 5 e përfshin. Vendimi mban firmën e ministres, njëkohësisht kryetare e Këshillit Admnistrativ, Ogerta Manastirliu.
Thirrja e nderkombetareve dhe mendimi i qytetareve për politiken!
Me tinguj pranverorë nis emisioni i sotëm, i pari për muajin mars. Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, se cfarë kanë parasysh ndërkombëtarët, kur kërkojnë nga politika shqiptare pjekuri politike e përgjegjshmëri kombëtare.Këto ditë, kur opozita ka dorëzuar mandatet,janë shtuar zërat e zyrtarëve ndëkombëtarë, që i bëjnë thirrje politikës, të gjejë zgjidhje.
Solidaritet per te pamundurit, Stop e Fundjave inaugurojne nje tjeter shtepi!
Në datën 1 shkurt emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Norja në Shijak. Kryefamiljarja, Anila Norja, ka 3 fëmijë dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të gjithë jetojnë me 60 mijë lekë të vjetra në muaj. Stop dhe Fundjava bënë apel për të ndihmuar këtë familje dhe tashmë ka nisur puna, për ndërtimin e shtëpisë së re të tyre.Edhe shumë kontributorë, kanë sjellë ndihmë financiare për këtë familje.Më pas vjen historia e familjes Cera, që përbëhet nga 5 anëtarë e të gjithë banojnë në një barakë.Pak ditë më parë, Stop dhe “Fundjava” morën familjen Cera nga zona e Institutit, ku banonin e i cuan në shtëpinë e tyre të re në zonën e Astirit, blerë me kontributin e birrës Peja.