STOP-EMISIONI 130 (Sezoni 9) 1 Mars 2024- Ujërat e zeza “mbysin” pallatin, fekalet ngjiten në muret e banorëve

Jemi ndalur në njësinë numër 3, pallati 18 në Tiranë,pasi banorët thonë, se pallati i tyre është i vjetër dhe ka një strehim-bodrum, që është bërë “det” nga ujrat e zeza. Ata thonë, se kati i poshtëm i pallatit është bërë burim infeksioni për të gjithë zonën dhe lagështia, është ngjitur edhe në katet e sipërme.Sipas banorëve, arsyeja për këtë situatë, janë tubat e vjetër, amortizimi i tyre, por edhe ndërtimet e reja pa kriter dhe pusetat mbi nivelin e strehimit. Vetë qytetarët thonë, se janë interesuar në bashki dhe UKT, që kanë thithur ujin, por situata është përsëritur.Pas sinjalizimit nga gazetarja e “Stop”, në terren kanë mbërritur UKT dhe Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit nr 3, që thithen ujin e ndotur sërish. Drejtori i kanalizimeve të UKT-së, Maringlen Karaj, tha, se ky problem do të zgjidhet përfundimisht.

Denoncimi i radhës vjen për mungesën e medikamentit me rimbursim Ibrutinb 140mg capsulë, që merret në spital në departamentin e hematologjisë. Një qytetar i diagnostikuar prej më shumë se dy vjetësh me leucemi kronike linfoide, thotë, se i ka kaluar afati 24 muaj dhe tani ka mbetur pa medikament. Si zotëria në fjalë, janë edhe 20 të sëmurë të tjerë. Ne komunikuam në telefon me shefin e hematologjisë, Arben Ivanaj ,i cili tha, se afatin e ka përcaktuar Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetsor dhe fondi duhet ta bëjë ndryshimin.Më pas ne iu drejtuam me kërkesë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, institucion, që ia le fajin Departamentit të hematologjisë në QSUT, që e ka bërë kërkesën me afat 24 muaj.

Një qytetar në Sudan ka gjetur një mënyrë origjinale për të transportuar një ka. Ai ka vënë kafshën e stërmadhe para vetës në motorr, duke bërë të mundur lëvizjen.Një polic është fototgrafuar duke larë vetë me zorrë makinën e policisë.Një tjetër polic me uniformë është parë duke lëvizur me motorr.

Të Fundit