STOP – EMISIONI 129

Realitete shqiptare “pikante”.
Fëmijët e kopshtit numër 6 në kryeqytet janë të detyruar të bashkëjetojnë me zhurmën e një betoniere, që vijon punën e qete cdo ditë aty pranë. Një e moshuar edhe pse me barrelë dhe e pamundur, nuk shtrohet në spital nga ana e personelit të QSUT.Plehrat në Tiranë janë bërë realiteti ynë i përditshëm.

 
Berat, sanitarja e kopshtit hiqet nga puna dhe dhunohet fizikisht.
Adriana Hasani denoncon në “Stop”dhunën e ushtruar ndaj saj, pasi e hoqën nga puna si sanitare në një kopsht të qytetit të Beratit.Pasi ankohet në DAR-in e Beratit dhe i thotë drejtorit Selman Hodaj se do të ngrejë zërin në media, zonja në fjalë e sheh veten pre e dhunës fizike nga 4 burra. Bën pasi dhe raport mjeko-ligjor, por jo vetëm nuk merr zgjidhje, por nuk i japin as kopje të raportit dhe padisë.

 
 
Rruga “Milto Sotir Gura”, vendi që nuk sheh investim prej 9 vjetësh.
Banorët e rrugës “Milto Sotir Gura”, përbëjnë një komunitet prej mbi 5 mijë banorësh. Ata thonë, se janë qytetarë të rregullt, paguajnë taksa, por prej 9 vjetësh zona e tyre është lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë investim.

Të Fundit