Ish-drejtori i QSH Shkozë, Shpëtim Behluli, duket se ka shpërdoruar fondet dytësore, që gjeneron qendra, për periudhën 2022-2023. Sipas dokumentave, dyshohet edhe në falsifikimin e firmave të anëtarve të komisionit.Që nga blerja e kondicionerit, bërë me kërkesë nga një ish-infermiere, tek blerja e kompjuterave, që shkruhen si të rinj e blihen të përdorur, procedurat janë gjithë probleme.Qendra Shëndetsore Shkozë e ka paguar pastruesen si të jashtme, duke i marrë përsipër edhe transportin, ndërsa edhe në shpërblimet e fundvitit ka abuzime.Edhe me menaxhimin e mbetjeve spitalore QSh Shkozë ka probleme për periudhën 2022-2023.Për vitin 2022, kjo qendër ka gjeneruar 1300 kg mbetje spitalore, një sasi e fryrë, pasi sasia, që ajo prodhon është e papëfillshme. Këto prokurime të vogla, sipas një VKM-je, duhet të miratohen nga Operatori Rajonal, por në të vërtetë, janë miratuar direkt nga Operatori Qendror. Ne pyetëm tek Operatori Qendror, ku na deleguan tek Fondi, si insitucioni epror auditues.Nga ana tjetër nuk kuptohet, se pse Fondi e ka nxjerrë pa probleme auditimin, kur shkeljet në këtë qendër shëndetsore, janë flagrante.
Denoncimi i radhës vjen nga pensionistë, që për arsye shëndetsore kanë qenë jashtë vendit për 4 vjet dhe kur janë kthyer, nuk kanë mundur të marrin shumën e akumuluar të pensionit për gjithë këtë periudhë, por për vetëm 3 vjet. Paratë e një viti janë kthyer në arkën e shtetit.Ndryshimet në ligjin 7703 i vitit 1993, për sigurimet shoqërore vijojnë të penalizojnë pensionistët, që për arsye të ndryshme nuk ndodhen në Shqipëri e nuk munden ta tërheqin pensionin në kohë.
Një këlysh qeni është filmuar duke shijuar gjithë qejf një pjatë me ravioli kineze. Një mace po shijon një xhiro në kurrizin e kalit e nuk pranon të zbresë, as kur kafsha lodhet e ndalon.