Ish-drejtori i qendrës shëndetësore Shkozë abuzime, shpërdorime, vjedhje dhe falsifikime…

Ish-drejtori i QSH Shkozë, Shpëtim Behluli, duket se ka shpërdoruar fondet dytësore, që gjeneron qendra, për periudhën 2022-2023. Sipas dokumentave, dyshohet edhe në falsifikimin e firmave të anëtarve të komisionit.Që nga blerja e kondicionerit, bërë me kërkesë nga një ish-infermiere, tek blerja e kompjuterave, që shkruhen si të rinj e blihen të përdorur, procedurat janë gjithë probleme.Qendra Shëndetsore Shkozë e ka paguar pastruesen si të jashtme, duke i marrë përsipër edhe transportin, ndërsa edhe në shpërblimet e fundvitit ka abuzime.Edhe me menaxhimin e mbetjeve spitalore QSh Shkozë ka probleme për periudhën 2022-2023.Për vitin 2022, kjo qendër ka gjeneruar 1300 kg mbetje spitalore, një sasi e fryrë, pasi sasia, që ajo prodhon është e papëfillshme. Këto prokurime të vogla, sipas një VKM-je, duhet të miratohen nga Operatori Rajonal, por në të vërtetë, janë miratuar direkt nga Operatori Qendror. Ne pyetëm tek Operatori Qendror, ku na deleguan tek Fondi, si insitucioni epror auditues.Nga ana tjetër nuk kuptohet, se pse Fondi e ka nxjerrë pa probleme auditimin, kur shkeljet në këtë qendër shëndetsore, janë flagrante.

Të Fundit