STOP-EMISIONI 128 (Sezoni 8) 28 shkurt 2023-“Po ke zakone, mos prit të nxjerrin me barrelë”, mjekja shet kokrra aborti

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën shëndetsore Kamëz, në Konsultoren e Gruas. Gjinekologia me emrin Aida, shet ilace aborti, e vetëdijshme, që mund të venë në rrezik jetën e gruas.Një zonjë takohet me gjinekologen, duke i thënë, se e motra ka mbetur shtatzënë, por kërkon ta heqë fëmijën. Zonja thotë, se e motra, nuk shkon dot për të bërë eko, pasi është e martuar dhe cdo kontroll është problem për të. Gjinekologia e pyet, se sa javëshe është motra shtatzënë dhe i shet për 40 mijë lekë, kokrra për të abortuar. Mjekja e këshillon, se nëse ka shumë hemoragji të shkojë në maternitet, e mos ta lerë veten ta cojnë me barrelë nga shtëpia, se kjo ka rrezik për jetën.Këshilla e fundit e gjinekologes është, që gruaja të mos flasë, se ku i gjeti kokrrat në asnjë lloj rrethane, pasi sic shprehet ajo, “ka gra të pabesa, që të cojnë në burg”.

Pas ngjarjes së shëmtuar në shkollën “Kongresi i Përmetit”, një tjetër video po qarkullon në rrjet. Dy adoleshente janë filmuar, duke u rrahur fizikisht në mes të rrugës në Bathore, ndërsa bashkëmoshatarët e tjerë bënin sehir, duke filmuar dhe shpërndarë videon.

Ylli Çepele, ka punuar si zjarrfikës pranë Prefekturës së qarkut Fier, nga viti 2003-2011.Për shkak të një reforme, në vitin 2011, ai, së bashku me disa kolegë të tjerë, do të liroheshin nga detyra, me kushtin, që do të paguheshin 2 muaj me pagë të plotë dhe 22 muaj me gjysmën e pagës.Tani, që i duhet të llogarisë vitet e punës, për të dalë në pension të parakohshëm, sheh se në sistem nuk i janë derdhur kontributet nga Prefektura për këto dy vite.Në Prefekturë nuk ka marrë kurrë ndonjë përgjigje, por pas interesimit tonë, Prefektura angazhohet dhe e pajis me një vërtetim, që tregon, se për këtë periudhë, ka qenë i paguar nga Prefektura, por se Prefekti nuk ka pasur detyrimin të paguajë edhe sigurimet shoqërore, pasi ato njihen automatikisht si vite pune.

Të Fundit