STOP-EMISIONI 128 (Sezoni 8) 1 Mars 2021- Video, avokati merr 15 mije euro e zhduket diten e gjyqit te te rinjve

Emisioni “Stop” ka transmetuar disa raste me mashtrimet e avokatit Artan Gjuzi dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë mbrojtjen ndaj tij.Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, prindërit e Mateo Xhelilit dhe Izmir Beçit, dy shokë, që u kapën duke transportuar dy shtetas marokene, denoncojnë avokatin, se u mori paratë e nuk u dha mbrotje fëmijëve të tyre. Gjykata i dënoi ata me nga 3.4 vjet secilin. Avokati Gjuzi u kërkoi 7500 euro për mbrojtjen, dhe 7500 euro për ditën e vendimit të gjykatës, me pretendimin, se ata nuk do të dënoheshin. Por avokati nuk u shfaq fare në gjykatë dhe djemtë u dënuan. Artan Gjuzi mori 15 mijë euro, edhe pse kishte nënshkruar një deklaratë noteriale, ku thuhej, se nëse avokati nuk i përmbahej premtimeve, do të kthente paratë.Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, tregojnë, se u munduan ta kontaktonim avokatin, por ai shmangej e fshihej.

Prej ditësh janë kthyer në virale disa video të vajzave adoleshete, që rrihen fizikisht, ndërsa pjesa tjetër e grupit bën sehir e filmon skenën.Por ka edhe një rini tjetër. 18 vjecari Igzon Hoti nga Shkodra, ka marrë cmimin e parë e medalje ari për shpikje në shkencë e teknologji.Ai ka shpikur një avion me kamera, duke iu përkushtuar në këtë mënyrë pasionit të tij.

Pas qytetarëve, që kërkojnë paratë e tyre nga avokati Artan Gjuzi, ky i fundit kontaktohet nga gazetarja e “Stop”. Gjuzi edhe një herë premton, se do t’ua kthejë paratë qytetarëve.Për këtë rast vemë në dijeni Dhomën e Avokatëve të Shqipërisë, por aty na thonë, se nuk kanë mekanizma për këtë rast.
Denoncuesit Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, tregojnë, se pasi foli gazetarja me avokatin, ky i fundit premtoi kthimin e parave më 18 shkurt.Në këtë datë avokati Gjuzi telefonoi denoncuesit e u dha nga 10 mijë euro. Pjesën e mbetur e shtyu për në mesin e marsit.

Të Fundit