STOP – EMISIONI 128 (SEZONI 2)

Shoferi i autobusit pro vetingut/Historia e dhimbshme e Zharëzës.
Një shofer autobusi në Vlorë ka lënë për pak minuta automjetin dhe pasagjerët në mes të rrugës, për të firmosur peticionin pro vetingut.Banorët e Zharrëzës prej vitesh kanë përjetuar tmerrin e shpërthimeve për shkak të aktivitetit të kompanisë “Bankers Petrolium”. “Stop” sjell një historik të dramës së tyre, që u bë më e ndjeshme pas grevës së urisë dhe protestës së banorëve në Tiranë. Më pas ndalemi në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku kompjuterat janë kthyer në kafazë të pavlerë. Studentët thonë, se nuk i kanë parë kurrë të punojnë këto pajisje.Por përgjegjësi i IT-së Altin Bica pretendon, se prej pak kohësh nuk punojnë kompjuterat.

Shembja e paralajmëruar politike e pallateve shumë-katësh në Vlorë.
Kryeministri Rama deklaroi të shtunën në Vlorë, se pallatet shumë-katësh në zonën e njohur si “tre rracat” do të shemben dhe sheshi do t’u kthehet qytetarëve. Blerdi Licaj, investitori i objekteve tregon, se u njoh nga media me këtë vendim, pasi njoftim zyrtar nga bashkia nuk ka marrë. Licaj thotë, se ka marrë lejen e ndërtimit në vitin 2010 dhe pas peripecive gjyqësore, ka marrë të drejtën nga Gjykata e Apelit në vitin 2016. Loja me datat e mbledhjes së Këshillit bashkiak dhe projektin e lulishtes, ka sjellë zvarritjen e cështjes. Vetë bashkia e Vlorës nuk jep shpjegime për këtë problem dhe as mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit të objekteve.

Kronikë më e zgjeruar:

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën në Vlorë se pallatet shumëkatëshe në zonën e njohur si “tre rracat” do të shemben dhe sheshi do t’u kthehet qytetarëve. Pikërisht në këtë zonë, përballë teatrit “Petro Marko” po ndërtohet një pallat 13 katësh, një leje e dhënë në vitin 2010 nga Bashkia e Vlorës. Pronarët e këtij pallati  dhe konkretisht investitori Blerdi Licaj e ka marrë vesh vetëm tre ditë më parë nëpërmjet mediave, që ky pallat do të prishet. Investitori i është drejtuar emisionit “STOP”, për të denoncuar këtë problem të paparalajmëruar më parë nga instancat përkatëse.

Zyrtarisht nuk jam informuar për asnjëlloj gjëje. E kam marrë vesh nëpërmjet medias, që ka thënë Kryeministri për pjesën që do të zhvillohet një lulishte në zonën ku unë jam duke ndërtuar objektin. Unë nuk e kuptoj që kur mendohet për një projekt lulishteje, të paktën të isha informuar me ndonjë shkresë zyrtare ose nga Bashkia ose nga Ministria, se çfarë është duke u planifikuar për këtë pjesë. Nuk jam kundër asnjëlloj investimi publik, nuk jam kundër për asgjë që bëhet në të mirë të komunitetit, por unë këtë leje nuk e mora në rrugë. E mora në Bashki. Unë kam bërë një kërkesë, është bërë një projekt në bazë të një studimi dhe atë që unë kërkoj është thjesht pjesa që të më njihen shpenzimet e mia, të më njihen ato ç’ka mua më takojnë. Në mënyrë jozyrtare mësoj se është ngritur një komision dhe këta njerëz nga zyrat e Bashkisë, vlerësojnë objektin dhe nxjerrin një vlerë rreth 60 milion lekë të reja për vlerën e ndërtimit.”

Licaj thotë, se ka marrë lejen e ndërtimit në vitin 2010 dhe pas peripecive gjyqësore, ka marrë të drejtën nga Gjykata e Apelit në vitin 2016, ku më pas ka kërkuar zbardhjen e lejes së ndërtimit të dhënë në vitin 2010.

“Në vitin 2012 Prokuroria ka nisur një procedim penal duke bërë edhe sekuestro të objektit. Me një vendim të Gjykatës së Apelit kemi marrë pafajësi për këtë pretendim që kishte Prokuroria dhe heqjen e sekuestros së objektit që ishte në process në atë kohë. Unë i jam drejtuar Bashkisë Vlorë me një shkresë, ku i kërkoj zbardhjen e lejes së ndërtimit të dhënë në vitin 2010.”

Loja me datat e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe projektin e lulishtes, ka sjellë zvarritjen e çështjes. Vetë Bashkia e Vlorës nuk jep shpjegime për këtë problem dhe as mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit të objekteve. As vetë Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk jep një prononcim për emisionin “STOP”.

E rrallë në Pogradec, burrë e grua të regjistruar si motër e vëlla…?!
Qytetari nga Pogradeci Luan Bashalli u gëzua, kur fitoi llotarinë amerikane. Por ky gëzim nuk i mbajti gjatë.Ndërsa plotësonte dokumentat kuptoi, se e ëma dhe i ati, në gjendjen civile të Pogradecit, rezultonin motër e vëlla…Në këtë moment, nisi për të një kalvar sa në gjendjen civile, gjykatën e Pogradecit dhe atë të Korcës, që prindërit bashkëshortë të mos njiheshin me letra vëlla e motër…?!

Të Fundit