Në muajin shtator 2023 Ministri Balla foli publikisht për perimetrin e sigurisë, që do të jetë 50 m në distancë ajrore nga shkollat, si dhe për rëndësinë e parandalimit të shitjes së lëndëve narkotike, cigareve apo dhe produkteve nga ambulantët për të miturit në shkolla. Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua, se përvec alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara.Ne kemi bërë një vëzhgim në shkollat 9 vjecare dhe situata është njëlloj kaotike. Në kohën e pushimit, nxënësve u shiten produkte të papërshtatshme në kangjellat e shkollës, apo në kioskat përballë.Ndricim Mehmeti, ekspert i arsimit tregon, se kjo situatë është shumë shqetësuese. Perimetri i sigurisë nuk zbatohet dhe nxënësit janë të rrezikuar.Nga ana tjetër,Mirgit Vataj, Drejtor i Urdhrit të Punonjësve Socialë, thotë, se zgjidhja mund të arrihet, nëse bashkohen të gjitha strukturat. Sipas tij, shërbimi psiko-social duhet të punojë me nxënësit, përvecse duhet të merren masat për ata, që shesin produkte të ndaluara.
Ankesa e radhë vjen për gjyqtaren Megi Strakosha, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.Sadik Karaj, thotë, se kishte një problem me pensionin dhe për këtë arsye hodhi në gjyq ISSH-në për njohjen e viteve të punës. Gjykata ia pranon kërkesë-padinë, por që nga data 11 korrik 2023 deri më sot nuk i është zbardhur vendimi.Gazetarja e “Stop” ve në dijeni punonjësit e Gjykatës dhe zëdhënësja thotë, së gjyqtarja Strakosha ka marrë lejen e lindjes. Megjithatë pas komunikimit tonë, gjyqtarja bëri zbardhjen e vendimit brenda ditës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e ftuar në një program të njohur televiziv, foli për bestytnitë shqiptare. Ajo tha, se kur të kruhet hunda, do të thotë, që do bëhesh me nerva e që kjo të mos ndodhë, duhet të prekësh të pasmet 3 herë.Një video e qarkullimit në Tiranë tregon një tabelë reklame, që nuk lejon drejtuesit e automjeteve, të shohin kalimtarët në vijat e bardha.