Pijet energjike e cigaret u jepen fëmijëve nga kangjellat e shkollës. Perimetri i sigurise s’zbatohet

Në muajin shtator 2023 Ministri Balla foli publikisht për perimetrin e sigurisë, që do të jetë 50 m në distancë ajrore nga shkollat, si dhe për rëndësinë e parandalimit të shitjes së lëndëve narkotike, cigareve apo dhe produkteve nga ambulantët për të miturit në shkolla. Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua, se përvec alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara.Ne kemi bërë një vëzhgim në shkollat 9 vjecare dhe situata është njëlloj kaotike. Në kohën e pushimit, nxënësve u shiten produkte të papërshtatshme në kangjellat e shkollës, apo në kioskat përballë.Ndricim Mehmeti, ekspert i arsimit tregon, se kjo situatë është shumë shqetësuese. Perimetri i sigurisë nuk zbatohet dhe nxënësit janë të rrezikuar.Nga ana tjetër,Mirgit Vataj, Drejtor i Urdhrit të Punonjësve Socialë, thotë, se zgjidhja mund të arrihet, nëse bashkohen të gjitha strukturat. Sipas tij, shërbimi psiko-social duhet të punojë me nxënësit, përvecse duhet të merren masat për ata, që shesin produkte të ndaluara.

Të Fundit