Gjoba për mirëmbajtjen e lulishtes, plasin ujrat e zeza pranë parlamentit.
Fatos Barolli tregon, se prej 10 vjetësh kujdeset për lulishten afër zonës, ku banon.Por krasitja e rradhës i ka kushtuar 5 mijë lekë të reja gjobë nga policia bashkiake. Në rrugën “Xhorxh Bush” pranë parlamentit, para disa ditësh kishte një problem me ujrat e zeza. Tualetet e bodrumit u bllokuan, duke e bërë të pamundur jetesën për banorët e pallatit dhe ata, që zhvillojnë aktivitet në këtë pallat. Pasi nuk i dëgjoi njeri, qytetarët trokitën në “Stop” dhe UKT arriti të vihet në lëvizje e të zgjidhë problemin. Ish-tregu i fruta-perimeve në rrugën “Artan Lenja” në zonën e 21 dhjetorit, përbën rrezik për banorët, por askush nuk kujtohet të marrë masa.
Ligji “handikap” për invalidët i penalizon për përfitimin e kempit.
Në vitin 2014 ligji për përfitimin e kempit ndryshoi në disfavor të kategorisë së invalidëve. Në mënyrë, që të marrësh këtë ndihmë financiare, tashmë duhet që në 5 vitet e fundit të kesh 12 muaj pagesë të sigurimeve shoqërore. Një handikap i tillë, ka penalizuar jo pak persona të kategorive më vulnerabël të shoqërisë. Bujar Alterziu vuan isheminë faciale, por nuk merr kemp. Histori të ngjashme kanë edhe Agim Hysenaj, që ka humbur këmbën dhe Mustafa Luka, që ka humbur një dorë…
Kronikë më e zgjeruar:
Në vitin 2014 ligji për përfitimin e kempit ndryshoi në disfavor të kategorisë së invalidëve. Në mënyrë që të marrësh këtë ndihmë financiare, tashmë duhet që në 5 vitet e fundit të kesh 12 muaj pagesë të sigurimeve shoqërore. Një handikap i tillë, ka penalizuar jo pak persona të kategorive më vulnerabël të shoqërisë. E tillë është historia e Bujar Alterziut, i cili vuan isheminë faciale, por nuk merr kemp. Nëpërmjet emisionit “STOP” ata kërkojnë një ndihmë, pasi edhe kushtet ekonomike i kanë të pakta.
Bashkëshortja e Bujar Alterziut, Fatmira na shpjegon situatën në të cilën ndodhen.
Kam marrë të gjithë dokumentat siç duhet nga spitali dhe shkova tek sigurimet. Në fund më thanë që s’ka derdhur kontributet.
Përse ju iu drejtuat emisionit “STOP”, çfarë kërkoni?
Kërkojmë një ndihmë nga ju. Gjendja në familje është e rënduar, pasi punon vetëm vajza dhe jemi katër pjesëtarë në familje.
Zoti Bujar ju vjen keq që keni derdhur 20 vite kontribute dhe si përfundim ju nuk mund të përfitoni dot kempin?
Unë kërkoj që të më japin përkrahje sociale, më tepër nuk dua.
Zibushe Jaupi, mjeke pranë ISSH Elbasan sqaron në lidhje me këtë situatë dhe sipas statistikave personat që kanë të njëjtin problem si Bujar Alterziu arrijnë deri në 3000 raste.
“Doktoreshë përse zoti Bujar nuk mund ta përfitojë kempin edhe pse ai është i përcaktuar me një diagnozë të rëndë, isheminë faciale?
Siç e thatë edhe ju i sëmuri ka një diagnozë të rëndë ku krahu dhe këmba është paralizuar, por kjo duke qenë një sëmundje e menjëhershme detyrohet në bazë të ligjit 7703 neni 35, që i sëmuri duhet të ketë 5 vitet e fundit 12 muaj sigurim shoqëror. Për këtë arsye ne nuk i japim dot statusin e invalidit.
A keni shumë raste pranë drejtorisë tuaj si zoti Bujar Alterziu?
Ka raste pafund, duke filluar që nga 1 janari i vitit 2015 kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Në Elbasan mund të jenë të paktën 2000 deri në 3000 raste të tilla.
Po te shërbimi social mund të përfitojnë diçka?
Aty është e kundërta që kërkon ligji në sigurimet shoqërore, që do të thotë të mos ketë asnjë ditë punë dhe të mos ketë kryer shërbimin ushtarak. Pra duhet detyrimisht të jenë të sëmurë gjatë kohës fëminore deri para moshës 20 vjeç, në të kundërt nuk përfiton. Kjo është një kategori që ne nuk e ndihmojmë dot.”
Histori të ngjashme kanë edhe dy qytetarë të tjerë që i janë drejtuar emisionit “STOP” Agim Hysenaj, i cili ka humbur këmbën dhe Mustafa Luka, që ka humbur një dorë.
Këkron legalizimin, Aluizni i “shpik” edhe një tjetër objekt.
Liman Gjoka banues në Kodër-Kamëz tregon, se ka bërë aplikim për legalizim objekti, që në vitin 2005. Por në vitin 2016 i vjen një shkresë nga Aluizni, ku i thonë, se rezulton me 2 objekte.”Stop” interesohet pranë këtij institucioni dhe specialistja Ilva Macolli shpjegon, se me emrin Liman Gjoka dalin 2 persona, njëri prej të cilëve, nuk e ka atësinë të regjistruar. Ajo thotë, se procedura do të vijojë me deklaratë noteriale, derisa ngatërresa të zgjidhet…?!