STOP – EMISIONI 125 (SEZONI 4) 21 shkurt 2019-Librazhd, vdes ne vitin ’94 e firmos per pronen ne vitin 2000!

Edmond Leka, nga Librazhdi i është drejtuar emisionit “Stop” për një pronë të familjes së tij në Qukës.Por pretenduesi i pronës, Shefqet Leka, bashkë me 3 trashëgimtarët e tij,ia shet këtë pronë shtetasit Sefer Malo. Njëri nga personat, që ka firmosur për këtë shitje, Sami Leka, ka ndërruar jetë në vitin 1994, por rezulton të ketë firmosur në vitin 2000.Aktet janë bërë nga noteri Enver Balla. Për cështjen në fjalë denoncuesi Edmond Leka, i është drejtuar edhe gjykatës, por nuk po gjen zgjidhje.Në zyrën e gjendjes civile vërtetojnë, se Sami Leka nuk jeton. Ndërsa noteri Enver Balla, shprehet, se edhe ai vetë është mashtruar për këtë rast nga shtetasi Shefqet Leka.

Protesta para parlamentit, opozita dorezon mandatet!

Deputetët e opozitës dorëzuan sot mandatet, ashtu sic kishin paralajmëruar.Gjatë një proteste para parlamentit, deputetët e opozitës folën për aktin e paprecedent e më pas iu drejtuan ambienteve të kryesisë së kuvendit, ku bënë zyrtar aktin e dorëheqjes nga mandati.Në fund kreu demokrat Lulzim Basha iu drejtua selisë së PD-së, ku këndoi himnin e flamurit dhe njoftoi, se protesta do përhapet nëpër të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Prrenjas, Keshilli Bashkiak kerkon mbledhje per stadiumin 1 miliardesh!

Pak ditë më parë emisioni “Stop” trajtoi rastin abuziv të tenderit për stadiumin e Prrenjasit me vlerë 1 miliardë lekë.Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka kërkuar mbledhje jashtë rradhe për këtë aferë. Nga ana tjetër prokuroria e Elbasanit nisi hetimet kryesisht të nesërmen e emisionit “Stop”. Një tjetër projekt identik për stadiumin, me vlerë 150 milionë lekë mësohet, se i është ofruar kryetares së bashkisë Miranda Rira, por ajo ka preferuar të rrisë vlerën e projektit.

Të Fundit