STOP-EMISIONI 124(Sezoni 8) 22 shkurt 2023-Depoziton 220 milione leke ne banke, drejtori i zhduk me marifete.

Petros Kollcinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milionë lekë.Ai tregon, se në vitin 2012 erdhi nga Greqia, që të investonte në blektori në Devoll. Plot 220 milionë lekë të vjetra i futi në llogarinë e tij bankare në NBG Bank Devoll. Por më vonë kuptoi, se paratë po zhdukeshin pa i tërhequr. Kur shkon në bankë, për të tërhequr 150 milionët, që i kishin mbetur, mëson, se kishte marrë dhe një kredi 92 milionë lekë dhe si përfundim mori vetëm 58 milionë lekë.Petrosi takohem me ish punonjësin e bankës, Fatjon Toska, të cilit i kërkon shpjegim, se si u zhdukën lekët. Aty kupton, se paska marrë një Overdraft dhe garanci ka lënë depozitën 220 milionë lekë. Në fund Petros përballet me drejtorin e kohës Gazment Beshi. Ky i fundit, i kapur ngushtë, mbajti qëndrim të qetë në dukje, por nuk dha shpjegim, sesi u zhdukën paratë e qytetarit.

Në rrjet po qarkullon një video, ku duket ish-zëvendësministri i financave dhe ish-këshilltari i presidentit, Petraq Milo, i cili dhunohet nga policiët e Malit të Zi. Pas publikimit të videos, polici dhunues është pezulluar. Ai pretendonte, se Milo ishte futur pa rradhë me makinë e pas debatit, e ka dhunuar fizikisht zyrtarin shqiptar.

Jemi në Tiranë, për problemin e zotit Erik Alkollari, i cili ka një kompani makinash me qira dhe në dhjetor i dha një shtetasi një audi Q5 për 10 ditë. Mirjon Gjeloshi u ndalua nga policia dhe nuk kishte patentë me vete. Atij iu tërhoq leja e qarkullimit e makinës, që i përket agjensisë. Në fund shtetasi u zhduk dhe leja e qarkullimit nuk i zhbllokohet pa dorëzuar patentën fizikisht ky i fundit.Në Komisariatin e Policisë Rrugore i thonë të bëjë një ankesë, që të zgjidhë problemin.Pas komunikimit që pati “Stop” me shefen e kartotekës, na u tha, se procedura ishte vonuar, sepse nuk ishte bërë lidhja e dokumenteve dhe pas interesimit tonë, qytetarit iu kthye leja e qarkullimit.

Të Fundit