Jemi në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë për problemin e qytetares 69 vjecare Mrike Kolthi, e cila në vitin 1997 bleu një ndërtesë dhe oborr në total me sipërfaqje 60.53 m2. Zonja donte të pajisej me certifikatë pronësie, pasi një firmë ndërtimi “Eltona shpk”, me pronarë Kostandin Qirjazi dhe Ali Aliu, po interesohej të bënte pallat. Mrikes iu premtuan 2 hyrje 2 plus 1, por nuk i mori kurrë.Nga viti 2003 familja Kolthi kërkoi pajisjen me certifikatë pronësie. Në 2008-ën u pajisën me vërtetim pronësie, por metrat nuk ishin ato në kontratën e shitblerjes, as ndërtesa dhe as trualli. Shkon në gjyq dhe bën njohjen e 60.53 metra2 në total ndërtesë + truall. Cështja u fitua në 3 shkallët e gjyqsorit, por hipoteka nuk e pajisi asnjëherë me certifikatë pronësie.Ajo, që kishte ndodhur ishte më e rëndë. Për metrat katrorë të zonjës, ishte pajisur me certifikatë pronësie investitori Kostandin Qirjazi dhe një tjetër. Zonja i ka kallëzuar, por si përgjigje, ndërtuesi i ka ndërprerë qiranë.
Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmike të emisionit të mbrëmshëm “Stop”.Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ishte në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda pretendon, se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve.Një grua re me probleme shëndetsore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë lekë.Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë, se cfarë ndjente. Një një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë, se do t’i hiqte magjinë.Nikolla i tha gruas, që të shkonte të dielën, se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat.
Për problemin e zaptimit të pronës së zonjës Mrike Kolthi, avokati Arben Llangozi në bazë të dokumentacionit shpjegon sesi është përfituar kjo pronë. Sipas avokatit këtu ka ndodhur tjetërsim i pronës, pasi nuk është lëshuar certifikatë pronësie në emër të familjes Kolthi, por dy personave të tjerë, të cilët nuk dihet, si janë bërë pronarë.Ne u takuam me zotin Kostandin Qirjazi, i cili pretendon, se pronën në fjalë e ka përfituar, pasi me anë të një vendimi, prona u është kthyer pronarëvë të mëparshëm, familjes Sheko, dhe ai ia ka blerë kësaj familjeje.Avokati Arben Llangozi e quan të paligjshme këtë procedure dhe sipas tij shkelja është bërë nga Agjensia e Trajtimit të Pronave.