Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.Një djalë tregoi, sesi dy profesorë të shkollës kishin marrëdhënie intime me të njejtën nxënëse të mitur. Ndërsa një vajzë dëshmoi, sesi e prekte profesor Agroni në mënyrë të papërshtatshme. Madje ajo tha, se profesor Agroni i kishte rregulluar një nxnënëse një kolegut të tij, që quhej Vasil.Në të njejtën ditë, që “Stop” transmetonte dy dëshmitë e reja, avokati i profesorit Agron Bego, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshojë dëshminë.Avokati Niko bega thotë, që është 007-ta dhe kërkon, që vajza të thotë, se nuk është ngacmuar, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj, pasi e kishte porosi nga prindërit.Për këtë skandal kanë reaguar sërish organizatat e shoqërisë civile.CRCA/ECPAT i kërkon kryeministrit të shkarkojë ministren e arsimit, duke dëgjuar këmbanat e alarmit, që “Stop” transmeton prej ditësh.
Kreu demokrat Lulzim Basha ishte së fundi në Elbasan në kuadër të fushatës “po të dëgjoj”.Basha u ul për drekë me disa punëtorë dhe konsumoi fasule me ta.Ai foli edhe për situatën ekonomike dhe punët, që pretendon të bëjë, kur të vijë në pushtet. Kreu i shtetit Ilir Meta doli sërish para mediave, për të dhënë prova të reja për atë që ai e quan “grusht shteti kundër kushtetutës”.Meta tha, se në datën 2 mars do të jetë dekreti i parë i cmontimit të grushtit të shtetit në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”, ndaj ata që e dinë popullin e presidentit në ëhats app, duhet të porosisin poture të gjera.
Udhëtuam drejt Lacit dhe takuam Tonin Prendin, i cili kishte prenotuar bileta për Milano në datat 25 dhjetor dhe kthim në 1 janar në agjensinë “Geraldina Travel”. Në datën e fluturimit kanë konstatuar në zonën e check-in-, se bileta për djalin nuk ishte prerë. Tonini thotë, se pagesën e parë në shumën e 370 eurove, e kishte bërë me bankë në emër të Artenisa Stavri Siqeca. Por ai u detyrua të paguante edhe 225 euro në aeroport për djalin.Gazetarja e “Stop” u interesua për agjensinë në fjalë, por Artenisa ia jep adresën gabim. Edhe pse gazetarja arrin të gjejë vendndodhjen e agjensisë, askush nuk ndodhet aty.U interesuam në Ministrinë e Financave, në komisionin e mbrojtjes së konsumatorit. Por edhe aty na thonë, se admnistratorja e kësaj agjensie, nuk është gjetur në zyrë në asnjë moment.