Familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 vajza, i jep pronën e saj me qira, 90 m2 truall, për 10 vjet një polici nga Saranda. Kontrata u lidh në vitin 2020 në emrin e bashkëshortes së policit Mirela Hasangegaj. Në kontratë thuhej, se qiramarrësi nuk mund ta jepte këtë pronë me nënqira te persona të tretë.Familja tha, se do e shfrytëzonte pronën për sezonin veror, ndaj dhe investoi për një ndërtim me konstruksion të lehtë për një restorat, bar-kafe.
Por pas rreth një viti familja Saliko, pa, se në pronën e tyre nuk po punonte më Mirela.Në një regjistrim të vitit 2023 familja Saliko konstatoi, se Mirela ia kishte dhënë me qira pronën e tyre shtetasit Mariglen Saka, i cili kishte edhe një bar-kafe në Sarandë dhe punonte me atë nipt.Për shkak, se bashkëshorti i Mirelës është polic, ai, përmes njohjeve të veta, filloi presionin ndaj familjes Saliko.
Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme, vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës, që kishin nënshkruar. Këto denoncime përfundonin në prokurori, ndryshe nga ato të Salikove, që zhdukeshin që në polici.Nga ana tjetër Ujësjellësi Sarandë dhe Oshe Sarandë, pa asnjë dokument pronësie kaluan në emër të Mirelës sahatët e ujit dhe të dritave, duke e cuar këtë histori në kufijtë e absurdit.
Një qytetar tregon, se ishte duke u kthyer nga Pogradeci për në Tiranë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, i ka ndodhur një aksident në orën 9 të mbrëmjes.Ai thotë, se në këtë vend janë ca gropa, që nuk duken.Qytetari tregon, se iu rrezikua jeta, ndërsa për dëmet në automjetin e tij, nuk mban askush përgjegjësi.Ne pamë situatën, për të cilën referoi denoncuesi, dhe i gjithë segmenti Bradashesh-Elbasan, ka probleme në infrastrukturë, që lidhen me amortizimin e rrugës.Një banor i zonës, Pëllumb Gjata, thotë, se ka nisur t’i mbushë vetë gropat, për shkak të aksidenteve, që janë bërë të përditshme.Ne mësuam, se për mirëmbajtjen e rrugës ishte kontraktuar firma 2T, inxhinieri i së cilës, thotë, se do të nisin riparimet, por koha me shi e ka penguar këtë.
Sultan Kosen, 41 vjec dhe Jioti Amge 30 vjec, të njohur si burri më i gjatë dhe gruaja më e shkurtër në botë, janë takuar në Kaliforni.Sultani është 2.51 cm i gjatë, ndërsa Jioti është 62.8 cm.Kjo e fundit është diagnostikuar me një formë nanizmi, që i ka bllokuar rritjen që në moshën 3 vjec.