STOP-EMISIONI 120(Sezoni 8) 16 Shkurt 2023-Vendimi i gjykates i hedh benzine zjarrit, ndez sherr mes bashkeshorteve.

Jemi në lagjen “10 korriku” në Vlorë për problemin e zotit Stefan Meksi, i cili pas një debati banal për një bolier uji, është akuzuar, se ka dhunuar bashkëshorten dhe ajo ka përfituar urdhër mbrojtjeje. Në fillim urdhri i mbrojtjes e detyronte të mbante distancë 100 m, më pas 20 metra dhe në fund u hoq distanca fare. Por për Stefanin situata nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të flejë në rrugë dhe në shtëpinë e motrave e vëllezërve. Vetë bashkëshortja, Engjëllushe Meksi, thotë, se nuk do jetojë kurrë në një shtëpi me Stefanin.Ne iu drejtuam Zyrës Përmbarimore të Vlorës dhe takuam kryetarin Fitim Kociaj, i cili tha, se kishte tentuar ta fuste Stefanin në shtëpi, por zonja kishte refuzuar. Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës është disi evaziv dhe nuk lejon ekzekutim të mirëfilltë.Ne komunikuam edhe me të plotfuqishmin e zonës, Felek Bleta, i cili tha, se e njihte situatën e bashkëshortëve dhe sipas tij, cështja është në Apel.

Sot ishte sërish një ditë e pazakontë në punimet e parlamentit shqiptar. Brenda sallës së Kuvendit u përplasën deputetët e shumicës dhe opozitës. Ndërsa jashtë parlamentit opozita kishte thirrur sërish mbështetësit e saj, për të protestuar kundër qeverisjes së drejtuar nga Edi Rama.Nuk munguan batutat folklorike dhe poezitë në të dyja situatat.

Ditën e djeshme trajtuam abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin Juridik. Në dokumentet e siguruara nga “Stop” kishte shifra të ekzagjeruara pagesash, të cilat justifikohen me mbingarkesën apo ato, që quhen pagesa ekstra.Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 ka marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik.Po kështu lista vijonte me të tjerë emra, që rezultojnë, se “punojnë” edhe në kohën e gjumit.Për këtë situatë kka reaguar sot edhe Ministria e Arsimit.

Të Fundit