Kapet kamioni me lëndë drusore, arrestohen dy persona dhe inspektori i pyjores

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar një kamion me lëndë drusore.

Në pranga ka përfunduar dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore.

Ndërkohë që materialet procedurale në ngarkim të të ndaluarve i kaluan prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit: I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi”, thueht në njoftimin e policisë.

Të Fundit