Zgjidhje dhe ndihma për rastin e Skënder Idrizajt dhe Julianit.
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e dhimbshëm të Skënder Idrizajt, i cili rriste i vetëm dhe pa mundësi financiare, 3 fëmijët e tij pas braktisjes së të shoqes. 500 euro dhe 150 kg ushqime janë ndihmat e para që mbërritën në redaksi për Skënderin dhe “Stop” ia dorëzoi atij. Ndërsa për një tjetër rast, atij të Julianit të paralizuar, shikuesit e “Stop” sollën një krevat të posacëm, por edhe shuma parash.
Qentë e rrugës dhe pa maska- rreziku ynë i përditshëm.
“Stop” ka bërë një vëzhgim për qentë endacakë, por edhe ata që nuk kanë maskë në gojë, pasi të zotët nuk e kanë parë të arsyeshme. Kjo dukuri është kthyer në realitetin dhe rrezikun tonë të përditshëm.Qytetarët ankohen, punonjësit e bashkisë “nuk i shohin”, ndërsa mjekët infeksionistë tregojnë, se kjo është një periudhë e rrezikshme për sulmin nga ana e qenve.Gent Stoni thotë, se cdo ditë ka 4-5 raste të kafshimit nga qeni.
Shoqata “invalide” e invalidëve në Durrës.
Shoqata e invalidëve në Durrës është në kushte të mjerueshme, edhe pse duhet të ofrojë asistencë për këtë kategori. Kryetarja e shoqatës Avdije Hoxha, thotë se i ka cuar një projekt ministrit Blendi Klosi, por ende nuk ka një përgjigje. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako thotë se ka vënë 25 rampa në qytet për këtë kategori, por si për ironi të fatit, bashkia nuk ka një të tillë.