STOP-EMISIONI 12 (Sezoni 9) 19 Shtator 2023-Pa buke, dushe e mbikapacitet, spitali psikiatrik si kamp i Hitlerit.

Sipas një auditimi të KLSH-së të vitit 2021 në Spitalin Psikiatrik Vlorë, janë gjetur shkelje financiare, që kapin shifrën 400 milionë lekë të vjetra përgjatë viteve 2017-2020.Ky spital së fundi është investuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe është i ndarë në dy shërbime, akut dhe kronik.Ajo, që ndodh me kushtet e

shërbimit kronik, është pak të thuash skandaloze.Për pavionin e burrave, kapaciteti është 14 pacientë, por aty mbahen plot 41 të sëmurë.Pavioni i grave është në kushte edhe më të rënda. Në një banjo e një dush duhet të lahen plot 51 gra me probleme mendore.Krevatët janë të prishur, të ndotur me jështëqitje, dhe megjithë denoncimet, asnjë masë nuk është marrë.Në raportin e KLSH-së nënvizohet gjithashtu abuzimi me ushqimin e pacientëve dhe shërbimi i calë lavanterisë.Drejtoresha e komanduar prej 4 vitesh e këtij Spitali, është Olta Ganaj, një emër jo i panjohur për publikun. Ajo iku nga detyra si drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë, pas transmetimit në “Stop” të abuzimeve të saj financiare.

Një video e siguruar nga emisioni “Stop” tregon, se tonelata me dhe e inerte hidhen cdo ditë në fillim të rrugës së Arbrit, në fshati Brar.Këto janë mbetje, që transportohen cdo ditë nga kamionë të kompanive private, duke prishur kështu një zonë, që dikur ka qenë me kanione natyrore.

Në një ambient në qendër të bllokut është një lokal, në të cilin shiten produkte me bazë hashashi, që vijnë kryesisht nga Hollanda. Shumë adoleshentë e të mitur e frekuentojnë këtë lokal, ku blejnë lirisht kek, lëpirëse, biskota, çamçakëz etj me përmbajtje hashashi. Shitësja na konfirmon, se këto produkte preferohen shumë, pasi sipas saj,“të ngrenë në qiell”.Adrian Fandi, mjek urgjence në Angli, ngre alarmin për balonat apo tullumbacet e mbushura me protoksid azoti dhe helium, duke i quajtur drogra shumë të rrezikshme. Fandi thotë, se këto gazra mund të japin efekte anësore deri në fatalitet, që në përdorimin e parë.Ato cojnë në halucinacione, që mund të përfundojnë me vetvrasje.

Të Fundit