STOP – EMISIONI 12 (SEZONI 4) 18 shtator 2018 Kamera e fshehtë: Nga familje dëshmori në kulak, si fitohet statusi?

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë, sesi bëhet tregti me dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë.Një qytetar i drejtohet Shoqatës Kombëtare të ish- të burgosurve dhe të persekutuarve politikë të Shqipërisë, për një dëshmi, që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari paguan 200 mijë lekë të vjetra dhe arrin të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës Agron Talo. Ky i fundit thotë, se paratë do t’i ndajë, ndërsa dokumenta të tillë ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj.

Festa e Pezës mes ceremonisë e nostalgjikëve të komunizmit.

Nostalgjikët e diktaturës festuan edhe këtë 16 shtator si cdo vit, festën e Pezës.Renaldo ka realizuar intervista plot humor me të moshuar, që sjellin në kujtesë periudhën e komunizmit dhe shprehin adhurimin për diktatorin Enver Hoxha.

“Dhuro një cantë” me “Fundjavën” e Albtelekom.

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona, që vuajnë dënimin në burgun e Fierit, apo familjarë të tyre. Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e drejtorit Arjan Hasani, i cili i dhunon dhe nuk u lejon të drejtat më minimale.Nismës “dhuro një cantë” i janë bashkuar sërish sivjet “Fundjavë ndryshe” dhe “Albtelekom”. Fundjava ka dhuruar 180 canta e mjete shkollore për fëmijët jetimë. Ndërsa Albtelekomi ka dhuruar 80 canta për fëmijët në nevojë në Pogradec.

 

Të Fundit