STOP – EMISIONI 12 (SEZONI 3)

Ministrat e aksioneve dhe masat e AKU për “Briland Shkodër”.
Njëlloj si 4 vjet më parë, puna në sektorin e “rilindur” të shëndetësisë do të nisë me aksionin për pastrimin e kioskave dhe objekteve përreth qendrave spitalore. Ogerta Manastirliu, sot ministre e shëndetësisë, përsëriti pikë për pikën deklaratën e saj të 24 shtatorit 2017, kur drejtonte QSUT-në. Ministri Gjiknuri paralajmëroi një ditë më parë, se brenda 15 ditësh të gjitha objektet pa leje, biznese apo tabela duhet të hiqen nga autostrada e nyje rrugore. Në të kundërt do të ndërhyjnë fadromat.Një ditë më parë “Stop” transmetoi mënyrën sesi prodhoheshin, ambalazhoheshin dhe më pas tregtoheshin pijet në fabrikën “Briland Shkodër”. Sot AKU dhe hetimi tatimor kanë zbarkuar atje dhe kanë folur për masat e marra.

Skandali i tenderit të lavanterisë në Spitalin e Durrësit dhe shkeljet e tij.
“Stop” ka investiguar dhe zbuluar shkeljet flagrante të tenderit të lavanterisë nga Spitali i Durrësit. Në tender morën pjesë 4 operatorë, po si për cudi fitoi “Sanitary Cleaning”, një bashkim i 3 kompanive, që rezulton problematik.80% e dokumentave të dorëzuara nga fituesi i tenderit nuk janë origjinale, në kundërshtim me procedurat ligjore. Vec kësaj, një nga ortakët, “A.G. Laundry” në prokurën e posacme të bashkëpunimit, e ka marrë vulën apostile dy ditë pas firmosjes së kontratës. Nga ana tjetër, Mimoza Deliu, aksionerja e firmës fituese ka probleme edhe me faturat tatimore e OSHEE. Juristja e prokurimeve dhe nëndrejtori i spitalit Endrit Shehu mbeten pa tekst, kur u kërkohet shpjegim për shkeljet.

Video e vjedhjes spektokale në mes të ditës në dyqanin tek Astiri.
Marie Sharka denoncon në “Stop”, se në 6 gusht rreth mesditës një person i hyn në dyqan në zonën e Astirit dhe i vjedh cantën me 650 euro dhe 80 mijë lekë të vjetra.Zonja tregon se disponon videon e hajdutit, një burrë rreth të 40-tave, i veshur sportiv me kapele e shapka.Maria ka bërë denoncim në komisariatin numër 6, por nuk di ende se cfarë bëhet me rastin e saj. Pas disa sorollatjeve kërkon ndihmën e emisionit Stop.

Të Fundit