Stop -EMISIONI 119 (SEZONI 5) 13 shkurt 2020-Aksidentohet ne aktivitet nderkombtar, skiatori 19 vjec s’ka para per nderhyrje.

Lavdrim Hajredini 19 vjec është skiator dhe në vitin 2019, teksa ishte në kampionatin botëror të skive në Itali është perjashtuar, pasi nuk kishte kapur normat dhe nuk kishte as veshjen e përshtatshme. Duke zbritur nga pista rrëzohet, thyen këmbën e cojnë në spital në Itali, ku nuk e operojnë, pasi nuk kishte siguracion shëndeti. Në Shqipëri e operojnë me shpenzimet e federatës. Por Lavdrimit i duhet një tjetër ndërhyrje, për të lidhur ligamentin, pasi sot është i calë.Punonjësit e federatës shqiptare të skive kanë gjithashtu ankesa dhe pranojnë situatën e mjerueshme të këtij sporti.Presidenti i Federatës së skive Elvis Toci, shprehet, se i kanë shërbyer Lavdrimit, por nuk ka siguracion për të mbuluar dëmet në pistë dhe kontributet duhet t’i paguajnë vetë sportistët. I vetmi gabim i federatës, sipas tij, është, që e ka marrë në kampionat.Eksperti i sporteve dhe ish zëvendësministri Rauf Dimraj, shpjegon, se kjo që ka ndodhur është përgjegjësi e federatës së skive dhe i takon asaj të mbulojë shpenzimet shëndetësore për 10 vjecarin Lavdrim Hajredini. Kjo sipas tij, përcaktohet dhe në 2 nene të ligjit të sportit të vitit 2017.

Sot është dita botërore e radios.Dyqanet e Tiranës, kanë nisur të përdorin sloganin KCK, për të nxitur qytetarët të përfitojnë nga okazionet. Një gjë të tillë e ka bërë një dyqan të brendshmesh. “Zëri i Amerikës” ka bërë lajm investigimin e emisionit “Stop” për profesorin e muzikës në Fier, që ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artistike. VOA shkruan, se ky është një fenomen shqetësues në Shqipëri. Më pas lexohen mesazhet e disa qytetarëve, që kanë një problem të përbashkët: nuk regjistrojnë dot fëmijët e porsalindur për shkak të problemeve me sistemin e adresarit.

Një ditë më parë transmetuam rastin e dhunës ndaj një foshnjeje në një cerdhe të Tepelenës.Prindi i fëmijës tregoi, se në muajin nëntor, fëmijën e saj e kishte gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë. Pas shumë ankesave rezultoi, se nuk ishte edukatorja Natasha Qeli, autorja e shuplakës, por përgjegjësja e ushqimit Shpresa Meta. Sot kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci, tha, se do të thirren të gjithë prindërit, për të gjitha problemet, që mund të kenë dhe shumë shpejt ambientet e brendshme do të pajisen me kamera. Nga ana tjetër Klaudio Pulaha, përfaqësues i CRCA/ECPAT ka kërkuar heqjen e lincensës dhe mosushtrimin e profesionit për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë. Po kështu duhet të pezullohen edhe ata që kanë dijeni për dhunën e nuk e denoncojnë atë.Për rastin e ngacmimit seksual në Fier dhe dhunës në Tepelenë këto organizata do të organizojnë edhe një protestë.

Të Fundit