Vallja e Tropojës merr famë në Kinë, vijon aksioni i dorëzimit të armëve.
Një grup kinezësh shfaqen duke kërcyer vallen e Tropojës. Fushata e dorëzimit vullnetar të armëve, u ndal në Papër të Elbasanit, ku ministri Tahiri dhe fshatarët e zonës u shprehën të lumtur për këtë proces.Në mitingun e PD-së në Kavajë u regjistrua edhe një incident. Një ish-themelues i PD-së lokale mbrojti Elvis Rroshin dhe të tjerë pjesëmarrës të mitingut të opozitës, e dhunuan fizikisht atë.Inspektoriati Qendror nisi sot inspektimet on line të biznesit, një procedurë, që kryhet brenda ditës.
Historia e mashtrimit të 100 personave me premtimin e një pune në Kazakistan.
Albert Boja dhe Ervin Shati denoncojnë në “Stop” mashtrimin nga ana dy personave, që premtuan t’i punësonin në Kazakistan, kundrejt një pagese prej 500 eurosh. Gazetarja e “Stop” investigon rastin në fjalë dhe rezulton, se ndaj shtetasve Adriatik Rroshi dhe Agron Oga ka nisur procedimi penal, që në mesin e muajit janar për mashtrim të 100 qytetarëve.
Kronikë më e zgjeruar:
Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, solli këtë të mërkurë historinë e mashtrimit të gati 100 personave, të cilët kundrejt pagesës prej 500 eurosh do të kishin mundësi punësimi në shtetin e Kazakistanit.
Albert Boja dhe Ervin Shati janë dy prej viktimave që janë bërë pre e këtij mashtrimi nga Adriatik Rroshi dhe Agron Oga.
Albert Boja – Problemi jonë është që ne kemi dhënë 500 euro Adriatik Rroshit dhe Agron Ogës kundrejt një vize pune. Pasi të shkonim ne atje do të punonim në ndërtim.
Si u njohët ju me këto dy persona?
Ervin Shati – Me atë Agronin kemi qenë më parë në Kazakistan.
Kur ju i dhatë lekët çfarë deklaroi ai? Ju dha siguri?
Ervin Shati – Jo nuk na dha asnjëlloj sigurie.
Albert Boja – Këta dy personat nuk pranuan që të bënin me noter asnjëlloj marrëveshje. Thjesht ne lekët ia dhamë në dorë.
Gjatë kësaj kohe duke qenë se e patë që u mashtruat ju vajtët në policinë e Elbasanit të denonconit?
Albert Boja – Po, shkuam në policinë e Elbasanit, bëmë denoncimin për hallin që kishim.
Kur e keni bërë këtë denoncim?
Albert Boja – Po bëjmë gati një muaj e pak.
Akoma nuk keni asnjë përgjigje?
Albert Boja – Jo!
Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah sesi bëhen pazaret nëpërmjet sekserit dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë të ikin jashtë për të fituar më tepër të ardhura.
Sekseri – Tani thashë e si ta bëj unë… Më thuaj 70 veta tani me mirëbesim të këtij.
Sekseri – Tani si do ta bëj unë ty? Ky është ndryshe.
Sekseri – Si do ta bëj unë këtë veprim?
Sekseri – Nejse, ja e bëmë, por a do kem unë kujdes se ky muhabet do të dalë.
Sekseri – Kush të regjistroi ty? Filani. Po kush është filani? Se të gjithë ju jeni çuna të një zone.
Sekseri – Po gjithë zona atje merret vesh. Do të dali muhabeti, o burrë.
Sekseri – Tha, po sa ke bërë? Unë për vete dua 500 euro.
Sekseri – 50 euro i dua unë është kafja ime. Të vij unë vërdallë.
Qytetari – Normal, ajo është…
Sekseri – Me qenë me sinqeritet, nuk dua unë.
Qytetari – Edhe unë me qenë, jo vetëm ti.
Sekseri – Me të thënë ty…
Qytetari – Është angari, o burrë.
Sekseri – 50 euro i dua unë. A fitoj, a nuk fitoj është puna ime. Ç’ rëndësi ka kjo? Ajo nuk të intereson ty.
Qytetari – Puna është të bëhet puna.
Sekseri – Pjesa tjetër u kalon atyre tek zyra, sesi i ndajnë ata sërish mua nuk më intereson. Mua më intereson pjesa, që të mbarojmë punë e të ikim. Edhe unë dal i nderuar edhe ai tjetri që ka hedhur ato lekë do të iki.
Sekseri – Atë muhabet që thua ti nuk të ndihmoj dot unë.
Sekseri – A, do me e bërë kështu ti? Hipi fugonit, po gjeje atë ti dhe ik e çoja Gonit. Tek unë jo.
Qytetari – Po!
Sekseri – Ti për mua merr milionat aty, nuk më intereson. Mua më sill pjesën time.
Qytetari 2 – Jemi shtatë gjithsej ë?
Sekseri – Po!
Qytetari 3 – Unë kam për tre persona. Që bëjnë?
Qytetari 4 – 1500 euro.
Qytetari 3 – Shikoji vetë.
Sekseri – A i ke numëruar?
Qytetari 3 – Unë i kam numëruar, po numëroji edhe ti.
Sekseri – Vetëm mos u nisni me pishman.
Qytetari 3 – Me pishman jo, o vëlla.
Qytetari 2 – Jo me pishman s’jemi nis.
Qytetari 4 – Ne jemi nis me mirëbesim ngaqë njohim këtë personin.
Më pas, gazetarja e “STOP” i është drejtuar Policisë Rajonale të Elbasanit për të pyetur nëse është bërë e mundur kapja e këtyre dy personave, që kishin mashtruar këta shtetas. Në përgjigjen e ardhur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit thuhet se:
Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan proçedimin penal ndaj shtetasit:
- O, 46 vjeç banues në Kavajë.
Gjithashtu u referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
- RR, 43 vjeç banues në Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin gjatë muajit shtator – tetor 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 Euro secilit, për t’i dërguar në Kazakistan, për të punuar.
Prindër me dhe pa fëmijë deoncojnë në “Stop”.
Andriola Hajdari tregon historinë e saj të ndarjes së detyruar me fëmijën, vetëm 15 ditë pasi e kishte sjellë në jetë, në maj 2015. Andriola ishte në Itali dhe i shoqi e përze nga shtëpia. Më pas bëri gjyq në Tiranë për divorc, por edhe pse e fiton kujdestarinë e djalit, nuk e ka parë ende atë.
Të njejtin problem ka shtetasi kongolez Urbain Masena. Ai punon si mjek në qendrën shëndetësore Vorë. Nga lidhja me një vajzë shqiptare erdhi në jetë një fëmijë, që sot pas 4 vjetësh Urbaini nuk mundet ta shohë. Ish-bashkëshortja ka shkuar në Greqi dhe ka krijuar një jetë të re, duke e marrë me vete fëmijën nga lidhja me shtetasin kongolez.