STOP-EMISIONI 118(Sezoni 8) 14 Shkurt 2023-Perdhunoi e detyroi per s*ks anal vajzen me probleme mendore, si e genjeu komshiu me karamele.

Jemi në rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë 20 vjecare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mamaja e vajzës, Valbona, tregon sesi vajza e saj, i rrëfeu, se cfarë i kishte ndodhur me komshiun, Ferit Hysa. Ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht dhe shenjat në gjoksin e vajzës ishin të dukshme.Vetë vajza arrin të përshkruajë detaje nga brenda shtëpisë së komshiut.Ne kemi kontaktuar edhe të dyshuarin, Ferit Hysa, i cili është kontradiktor në atë, që thotë.

Tirana është zbukuar sot për festën e Shën Valentinit. Në celebrimin e ditës së të dashuruarve ka ndihmuar edhe moti me diell. Ne ishim sot mes atyre, që e festuan këtë datë dhe sjellim intervistat dhe atmosferën e festës.

Ky rast tragjik u manipulua nga policia e Cërrikut dhe familja e vajzës u la për 12 orë në Komisariatin e Cërrikut me pretekstin e procedurave. Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të cuditshme u la i lirë.Pas policisë, manipulimi i rastit vazhdoi tek mjeko-ligjori dhe prokuroria e Elbasanit. Por prokurori Mustafa Turku, ka 7 muaj, që nuk bërë asgjë për të zbardhur këtë rast abuzimi.

Të Fundit