STOP-EMISIONI 118 (Sezoni 9) 14 Shkurt 2024- “Kur të dua unë e jap”, i vdes vëllai, i mban peng skedën e vdekjes të birit

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Cb2PuEMG03c?si=i7eQ32lzXGswRo6S” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe> 

Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit Klajdi Shaipi, i cili na tregon, se babai i ka ndërruar jetë në 11 nëntor 2023. Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta cregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësise ia ka vjedhur xhaxhai. Ky i fundit as nuk ia jep djalit ato e as nuk shkon ta cregjistrojë të vëllanë.Ky konflikt është cuar edhe në polici, ku xhaxhai ka pranuar, që ka marrë skedën e vdekjes dhe nuk pranon t’ia japë nipit. Në gjendjen civile nr. 4 na u konfirmua nga punonjësja e gjendjes civile, se i ndjeri Hasan Shaipi, rezulton i gjallë dhe kryefamiljar. Sipas saj, është detyrim cregjistrimi, për më tepër, që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja.Për këtë problem takojmë Bajram Shaipin, vëllain e të ndjerit, xhaxhain e denoncuesit. Ai refuzon të jap shpjegime, se përse nuk ia jep nipit skedën e vdekjes, apo pse nuk e ka cregjistruar vëllain e ndjerë.Në këto kushte, i kërkuam mjekut ligjor në Vlorë, që të lëshojë një dublikatë të vdekjes, në mënyrë, që djali të bëjë cregjistrimin e më pas hapat e mëtejshëm për celje trashëgime dhe kalimin e pasurive në emër të tij.

Ankesa e radhës vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Denoncuesja, që kërkon të mbetet anonime, tregon, se në 24 nëntor është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku në 1 dhjetor bëri dhe një ndërhyrje.Në datën 4 dhjetor zonja la spitalin, por mjeku Julian Habibaj nuk u paraqit, për t’i regjistruar raportin, pasi ndodhej në Itali. Zonjës i thanë, se me raportin e saj do të merrej kolegia e tij, Alma Tamza. Pas 3 muajsh, zonja nuk ka mundur të marrë raportin, që i takon.Gazetarja e “Stop” komunikon me mjekun Julian Habibaj, i cili thotë, se për arsye shëndetsore ka qenë në Itali. Por ai premtoi zgjidhjen e raportit të denoncueses, duke e hedhur në sistem. Në këtë mënyrë, zonja e interesuar figuron me raportin mjeksor.

Sot është Shën Valentini, dita e dashurisë. Ne ishim mes atyre, që e festuan këtë ditë dhe sjellim atmosferën e kësaj dite, të shënjuar nga dashuria.Nuk munguan edhe sot lulet, dhuratat e puthjet.

Të Fundit