Shën Valentini në Tiranë, dhurata dhe puthje në kodrat e liqenit.
Kënga e njohur arbëreshe Lule-Lule nga Barcelona Gipsy Balkan orchestra, hap emisionin e sotëm “stop” si himn ndaj dashurisë në ditën e Shën Valentinit.Më pas transmetohen intervista plot humor me të rinj që kanë dalë të festojnë nga kodrat e liqenit artificial, megjithë motin me shi. Në njësinë numër 5, sistemi i regjistrit civil ka qenë sot sërish i bllokuar, duke lënë pa shërbim të gjithë qytetarët.
Dashuria për jetën e qytetarit nga Dropulli , Stop zgjidh burokracinë shtetërore.
Kristaq Nika, nga Dropulli i poshtëm, ka humbur të dyja këmbët, si pasojë e diabetit.Ai është detyruar të shpikë e të ndërtojë vetë një rambë të sofistikuar, që i mundëson lëvizjen me karrocë. Asgjë nuk e ka mposhtur vec burokracisë shtetërore, që e pengon të marrë shumën financiare të përkujdesjes nga ana e bashkëshortit.Pas interesimit të “Stop” rasti i Kristaqit zgjidhet, edhe pse zvarritej prej një viti.
Gjendja civile bllokon shtetësinë e emigrantit me gafën trashanike.
Hergyrs Abazi ka lindur në Filat të Greqisë, por në zyrat e gjendjes civile Elbasan, ia kanë shkruar Greqi edhe qytetin edhe shtetin.Ky gabim e pengon të marrë nënshtetësinë greke.Në gjendjen civile të Elbasanit na pret një tjetër surprizë: sistemi nuk punon gjithë ditën.Ndërsa lidhur me problemin e Hergysit, drejtori Behar Tasha gjen zgjidhjen gjeniale: rregullohet vetëm me gjyq!!!