Misioni ynë është të gjendemi pranë qytetarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Këtë herë kemi një denoncim nga një qytetare në New York. Blerta Viki tregon, se e ka nënën invalide dhe jeton me tuba. Për efekt pensioni i duhet të pajiset me certifikatë, që të mos t’i digjet pensioni, që merr në Shqipëri. Është drejtuar tek Konsullata Shqiptare në New York dhe tregon, se Konsullja e parë i ka thënë, se nuk ka ekip, për të vajtur në shtëpi. Konsullja aktuale i ka thënë, se procedura bëhet, por duhet të mblidhen disa raste. Blerta ka dorëzuar dokumentet, por nuk ka marrë përgjigje prej disa muajsh. Ne u lidhëm me Konsullatën Shqiptare në New York dhe kompaninë Ealeat dhe pas shumë burokracive na premtuan, se në datën 21 shkurt ekipi do të jetë në shtëpinë e zonjës për të bërë aplikimin për pasaportë biometrike.
Të shtunën opozita mbajti një protestë kundër qeverisë, protestë e cila është premtuar të përsëritet sërish sot.Pas këtij tubimi, kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale një video me pasojat e grumbullimit opozitar dhe pastrimin, që iu bë godinës së kryeministrisë. Videon e tij Rama e shoqëroi me këngën :macja do të lahet”.
Në vitin 2007, z.Qazim Cerangu porositi një apartament te shoqëria e ndërtimit “Elbavo shpk” me administrator Bashkim Haxhiu, të cilin e ka edhe shok.Apartamenti kushtonte 90 000 euro.Me noteri, ndërtuesi mori 31 500 euro dhe shumat e tjera, kur të merrej leja e ndërtimit dhe kësti i fundit, kur të mbaronte objekti.Për vite me radhë nuk u konkretizua asgjë. Më në fund, në vitin 2022 ndërtuesi merr leje për të ndërtuar një pallat pranë Bulevardit të Ri në Tiranë, por denoncuesi pretendon, se ai po e shmang dhe po e gënjen.Pas komunikimit tonë me ndërtuesin, ky i fundit premton, se kontrata do të nënshkruhet me denoncuesin.E në fakt kontrata e porosisë u nënshkrua, falë ndërhyrjes së emisionit Stop, sic pohon Qazim Cerangu, pasi prej vitit 2007 nuk ishte bërë asgjë.