Jemi një orë orë larg Beratit në fshatin Veleshnjë, për t’u takuar me zonjën Anxhela Likaj, e cila prej vitit 2018 është zhvendosur në familjen e prindërve. Prej vitesh ajo pret vendimin përfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës, duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës, Besmir Likaj.Gjatë kësaj kohe Anxhela është e detyruar të mbajë fëmijët dhe prindërit dhe veten me 350 mijë lekë të vjetra nga puna në një fasoneri. Ish bashkëshorti nuk përgjigjet për asnjë detyrim për fëmijët.Ne iu drejtuam Shërbimit Social Berat, ku takuam drejtorin Piro Xheblati. Ai na shpjegoi përfitimet, që i takojnë një gruaje kryefamiljare, si ndihmë ekonomike apo bonus qeraje. Por për fat të keq Anxhela Likaj penalizohet, pasi zyrtarisht figuron e martuar.
A bëjnë shqiptarët tatuazhe dhe si e kanë raportin me këtë simbolikë. Intervistat e qytetarëve japin përgjigje të ndryshme mbi pikturimin e pjesëve të trupit. Disa prej të intervistuarve janë vënë në dilemën, nëse do të bënin tatuazh portretin e partnerit apo të politikanit të preferuar.
Disa herë kemi transmetuar në “Stop” problematikën e shtëpisë së Pashko Vasës, e cila megjithëse monument kulture, po rrënohet. Trashëgimtarja Rajmonda Vasa, tha, se dikur priste e përcillte miq e vizitorë të shtëpisë së patriotit. Por sot shtëpisë i pikon catia dhe i ka rënë suvaja. Restaurimet e bëra në vitin 2012 dhe 2018 kanë qenë me defekte, dhe e kanë kthyer banesën në rrënojë.Rajmonda ka vënë në dijeni ministren e kulturës dhe kryeministrin, por nuk ka marrë përgjigje. Arkitekti i njohur, Zef Çuni, thotë, se është e domosdoshme, që Ministria e Kulturës të ndërhyjë.Pas interesimit tonë, Ministria e Kulturës lëvroi fondin 10 milionë lekë për restaurim të pjesshëm, por asgjë nuk ndryshoi. Besara Podgorica, drejtore e DRTK Shkodër tha, se është garantuar një donacion, ku një firmë e licensuar në restaurim, merrte përsipër ndërhyrjen dhe komplet restaurimin e çatisë.Por sot zonja Podgorica thotë, se fondi do të rialokohet, se nuk u kapën afatet gjatë vitit 2022.