“Shteti më njeh si grua të martuar” vonesa e gjyqit për divorc lë pa mbështetje nënën e 3 fëmijëve

Jemi një orë orë larg Beratit në fshatin Veleshnjë, për t’u takuar me zonjën Anxhela Likaj, e cila prej vitit 2018 është zhvendosur në familjen e prindërve. Prej vitesh ajo pret vendimin përfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës, duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës, Besmir Likaj.Gjatë kësaj kohe Anxhela është e detyruar të mbajë fëmijët dhe prindërit dhe veten me 350 mijë lekë të vjetra nga puna në një fasoneri. Ish bashkëshorti nuk përgjigjet për asnjë detyrim për fëmijët.Ne iu drejtuam Shërbimit Social Berat, ku takuam drejtorin Piro Xheblati. Ai na shpjegoi përfitimet, që i takojnë një gruaje kryefamiljare, si ndihmë ekonomike apo bonus qeraje. Por për fat të keq Anxhela Likaj penalizohet, pasi zyrtarisht figuron e martuar.

Të Fundit