STOP – EMISIONI 116 (SEZONI 2)

Rrezikon nështetësinë greke, në Shqipëri nuk gjendet vërtetimi i ushtrisë.
Albert Nasto është një qytetar shqiptar, që jeton në Greqi. Gjatë procedurave për të marrë pasaportën greke, i kërkohet vërtetimi, që ka kryer shërbimin ushtarak. Alberti tregon, se iu drejtua Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë dokumentin, por mori përgjigjen, se emri i tij nuk ekziston. 38-vjecari na tregon librezën e paraushtarakut dhe ushtarakut bashkë me datën e lirimit, por për shtetin, shërbimi i tij është inekzistent…?!

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP” këtë të premte trajtoi rastin e një qytetari nga Durrësi, i cili prej shumë vitesh jeton në Greqi, por në shtetin fqinj i kërkojnë një vërtetim të shërbimit ushtarak për të marrë nënshtetësinë greke. Albert Nasto në vitin 1999 – 2000 ka kryer shërbimin ushtarak në Shqipëri, por ky shërbim nuk i njihet nga ana e Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Jam interesuar për një vërtetim ushtarak në QPR – në  Tiranë. Aty ekziston që unë nuk kam kryer shërbimin ushtarak në vitin 1999 – 2000. Unë kam Librezat Ushtarake, të cilat vërtetojnë shërbimin ushtarak të kryer në këto vite. Vij nga shteti fqinj Greqi dhe mua më duhet të marr vërtetimin ushtarak këtu, ndryshe i bie të bëj edhe njëherë shërbimin ushtarak në Greqi, pasi ata më kërkojnë një vërtetim ushtarak.”

Alberti tregon, se iu drejtua Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë dokumentin, por pas tetë ditësh mori përgjigjen, se emri i tij nuk ekziston. 38-vjecari na tregon librezën e paraushtarakut dhe ushtarakut bashkë me datën e lirimit, por për shtetin, shërbimi i tij është inekzistent.

 “Ata më thonë që duhet t’i drejtohesh gjyqit. Por me ç’të drejtë t’i drejtohem gjyqit kur unë kam dy libreza, kam edhe fotografi që kam kryer shërbimin ushtarak. Jam akoma në pritje!”

Banorët e unazës së re të mashtruar nga “Pelivani sh.p.k” kërkojnë drejtësi.
Dy vjet pas odisesë së banorëve të Unazës së Re, konflikti i tyre me firmën “Pelivani sh.p.k” nuk është zgjidhur. Qytetarët, pronarë të truallit, pretendojnë, se janë mashtruar nga pronari ndërtues i kësaj firme, ndërsa ata vetë nuk po mundin të përfundojnë gjyqet. 3 nga 17 familjet kanë fituar të drejtën me proces gjyqësor, por janë ndeshur ose me mungesën e infrastrukturës në pallat, ose me shitje disa herë të apartamentit…?!

Ndihma për familjet në nevojë dhe pjesë nga realiteti shqiptar.
“Stop”dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, shpërndajnë ndihma për disa familje në nevojë. Në Tiranë dhe fshatra dhurohet një sasi ushqimesh dhe veshmbathjesh për kategoritë më të varfra. Më pas një kolazh me foto apo video nga realiteti absurd shqiptar. Këtë herë ato kanë në fokus shtyllat e energjisë, ndër më “modernet” në Europë.

Të Fundit