Neshat Hoxhallari nga Pogradeci, denoncon në “Stop”, se në muajin janar, postieri, që i sillte të ëmës pensionin prej 2 vjetësh, nuk e bëri këtë gjë.Pasi nuk iu përgjigj në telefon, Neshati shkoi në zyrat e postës, ku kuptoi, se nuk ishte i vetmi me këtë problem.Gazetarja i drejtohet zyrës së postës në Pogradec dhe shefja e shërbimeve, Mimoza Zeqollari, thotë, se vlera e dëmit nga ky fenomen, është 10 milionë lekë të vjetra.Ajo thotë, se pensionistët do t’i marrin paratë dhe cështja do të hetohet.Në drejtorinë e policisë Korcë, Dritan Hoxha tha, se materialet për 2 vepra penale për postierin Jetnor Shahu, janë referuar në prokurorinë e Pogradecit, pasi janë 52 raste të dënoncuara.Ndërsa drejtori i zyrës së postës në Korcë, mbrohet nga kamerat e gazetarët, por jo nga grabitqarët, që ka në punë.
Parlamenti: Nje fantazi per qen, deputete-Nafije e kokeveze!
Seanca e sotme parlamentare kishte sërish debate mes deputetëve të shumicës dhe opozitës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke iu referuar një statusi të kryeministrit për pedagogët grevistë,foli gjatë mbi konceptin e qenit. Nga ana tjetër Elisa Spiropali u përplas me deputetin Endri Hasa, të cilin e quajti kokëvezë. Por Hasa tha, se Spiropali është si Nafija, që ngjit shkallët e karrierës me vjedhje e lëpirje.
Gjirokaster, ne bashki me diplome false, largohet Rigels Malile!
Pak kohë më parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e një punonjësi të bashksië së Gjirokastrës, që kishte diplomë të falsifikuar. Në një përgjigje nga rektorati na u tha, se zoti Rigels Malile ishte regjistruar në shkollë, por nuk e kishte mbyllur ciklin akademik.”Stop” është rikthyer në Gjirokastër për këtë problem dhe pas një pritjeje të gjatë, arriti të takojë kryetaren e bashkisë, Zamira Rami.Kjo e fundit tha, se Rigles Malile është paguar si me shkollë të mesme, por pas investigimit të “Stop”, është larguar nga puna.