STOP – EMISIONI 115

Gramsh-Bilisht, spitalet-vendet ku investimet nuk mbërrijë kurrë. 
Lagështirë dhe suva të rëna. Kjo është pamja e parë, që ofron spitali i Gramshit.Drejtori i këtij institucioni Qemal Zani pranon, se këtu nuk është vënë dorë, që në vitin 1983, kur është ndërtuar spitali.Vec infrastrukturës, Zani thotë, se i mungojë edhe reanimatori, okulisti dhe otorino. Edhe në spitalin e Bilishtit mungon fotometri.Drejtori Petrika Lame tregon se i ka këkruar Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk ka gjetur zgjidhje për një pajisje, që kushton 3 mijë euro.
 

Shtyllat “zig-zage” të energjisë në Paskuqan-Kodër.
Një investim i OSHEE-së në Paskuqan-Kodër duket se nuk ka patur fund të lumtur. Banorët ankohen, se firma nënkontraktore ka krijuar konflikt mes banorëve. Shtyllat janë devijuar për shkak të debateve për pronësinë dhe me sy të lirë dallohet, që nuk janë as në vijë të drejtë.Nënkryetari i bashkisë së Kamzës Artan Dervishi thotë, se bashkia nuk ka gjetur dakordësi me firmën dhe i është drejtuar gjykatës.Në këto kushte OSHEE është detyruar të pezullojë punimet, deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
 

 
Urdhër mbrojte për nënën e përzënë nga i biri Pashke Ndrelala.
Emisioni “Stop” i rikthehet historisë së të moshuarës Pashke Ndrelala, e cila dhunohej nga nusja e djalit. Ajo nuk lejohej të hynte në shtëpinë e saj, për të kaluar ditët e pleqërisë.Gjykata vendosi, që nënë Pashka të rrijë një vit te djali tjetër dhe Nikolini të japë cdo muaj për të 10 mijë lekë të reja. Gjithashtu nëna pajiset me urdhër mbrojtjeje për një vit. “Stop” sjell në studio gurin e gdhendur me logon e emisionit nga artizani gjirokastrit Muhedin Makrim.

Të Fundit