STOP-EMISIONI 114(Sezoni 8) 8 Shkurt 2023-Prishet me fqinjin e denoncon per ndertim pa leje, IMT injoron gjykaten.

Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Shkodër. Në vitin 2017 mori leje për rokonstruksion, duke ndërtuar mbi themelet e së vjetrës një objekt dy katësh.Më pas kërkoi edhe ndërtimin e një shtese po në këtë objekt. Miratimin për të dyja herët ia dha bashkia.Por, fqinji fillimisht një i besuar i familjes, përherë e ka shqetësuar, duke e paditur për ndërtim të paligjshëm.Gjykata e Shkallës së Parë dhe më tej ajo e Apelit gjykuan, se zonja po ndërtonte në mënyrë të ligjshme. Por, një procedurë pezullimi punimesh në vitin 2019 nga ana e IMT-së Shkodër duket, se krijoi një pengesë edhe më të madhe. Gjykata Administrative u shpreh se vendimi i IMT-së për pezullim dhe gjobë ndaj firmës , duhej shfuqizuar. Sot, IMT i kërkon qytetares të aplikojë sërish, edhe pse ka paguar rreth 8 milionë lekë. Për shkak të pezullimit të punimeve në vitin 2019, në të gjithë objektin dy katësh, janë vënë re probleme serioze dhe lagështi.

Jemi në lagjen 5 në Korcë në realitetin e hidhur të familjes së Erion Beqiraj. Ajo përbëhet nga 6 anëtarë, 3 fëmijë në arsimin bazë, të cilët një vit më parë janë trajtuar me 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 150 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Këtë vit, për shkak të ndihmës ekonomike, nuk kanë përfituar bursën për fëmijët si nxënës. Edhe një tjetër prind, Urim Kokojka, tregon, se gjendet në këtë situatë, pasi trajtohet me ndihmë ekonomike 40 mijë lekë të vjetra e për pasojë i është skualifikuar fëmija nga përfitimi i bursës

Petrit Zogu në Kamëz ka bërë veprimet në një zyrë noteriale për të ndarë pasurinë me vellezërit. Atyre u ka ardhur certifikata e pronësisë, kurse Petritit jo. Noterja Çedina Hoxhaj, thotë, se ka bërë të gjithë procedurën dhe ka komunikuar me kadastrën, por nuk ka marrë zgjidhje.Ne morëm kontakt me kadastren dhe mesa duket si pasojë e sistemit, aplikimi është ngarkuar në një tjetër drejtori. Pas kërkesës sonë u bë kalimi i këtij aplikimi dhe postimi i certifikatës së zotit Petrit Zogu, pasi praktika ishte bërë.

Të Fundit