Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.Megjithatë, pas interesimit tonë, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i con zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari.Zonja Bello nuk është e panjohur për publikun dhe emisionin “Stop”.Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.
Një vajzë është filmuar në rrugët e kryeqytetit duke u zhveshur nudo para një dyqani.Presidenti Meta doli sot sërish në një konferencë për shtyp, të cilën e mbylli me shprehjen: Jam Ilir Meta unë o superbudallenj! Ndërsa gazetarëve u tha, se ata ishin yje.
Ditën e djeshme transmetuam rastin, kur një qytetar ndërron jetë nga tumori dhe pas vdekjes shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin, se i ndjeri kishte borxhe.Bashkëjetuesja e Arjan Vocit tha, se gjithcka është falsifikuar, kur i ndjeri jetonte ditët e fundit në spital. Në kontratën e shit-blerjes së makinës në 6 janar 2021, thuhet, se Arjani Voci është paraqitur personalisht në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, por në të njëjtën ditë ai ishte në spital, i operuar një ditë më parë.Po kështu kontrata e shit-blerjes së shtëpisë mban datën 19 mars 2021, por ajo nuk ka të bashkëngjitur një raport mjeko-ligjor, që provon aftësinë e Arjan Vocit. Këtë shkelje e pranon edhe kryetarja e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushi. Në përfundim të procedurës problematike, rezulton, se apartamenti i të ndjerit është blerë nga shoku i tij i ngushtë Ylli Selaj për 60 milionë lekë të vjetra.Pas këtij rasti flagrant grabitjeje, emisioni “Stop” bëri padi penale në prokurorinë e Tiranës ndaj noteres Majlinda Lleshi dhe shtetasit Ylli Selaj.