Stop-EMISIONI 114 (SEZONI 4) 6 shkurt 2019 -Skandali, vdes në ’91-shin, por me vendim gjykate martohet në ‘97-ën.

Kaleme Spaho, banore e Librazhdit, i është drejtuar emisionit “Stop” për një cështje familjare në kufijtë e absurdit.Gjyshi i saj, Hamit Luka, i martuar me Aishe Lukën, sollën në jetë nënën e Kalemes, Sanije Luka.Në vitin 1953 gjyshi shkon për të jetuar në Belgjikë me Mereme Balliun. Ai ndërron jetë në vitin ’91. Por sipas një vendimi gjykate, Hamit Luka rezulton, që është martuar në vitin 1997, pra 6 vjet pas vdekjes.Në gjendjen civile të Librazhdit thonë, se nuk kanë asnjë të drejtë të kundërshtojnë vendimet e gjykatës, ndaj Hamit Luka rezulton me dy bashkëshorte. Në gjykatën e Elbasanit, thonë, se e vetmja gjë që mund të bëhet, është një padi për pavlefshmëri vendimi.Të njejtin qëndrim shpreh edhe avokatja Orgesa Serani.

Falsifikimi, si u ribe dosja per pronen ne Gjinar!

“Stop” sjell edhe njëherë në vëmendje rastin e shtimit në mënyrë fiktive të 70 dynymëve tokë nga ana e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.Gazetari depozitoi ankesa në KLGJ, KLP dhe Ministrisë e Drejtësisë, për falsifikim dokumentash nga ana e zonjës Fetahu.Emisioni “Stop” tregon, sesi u krijua nga e para dosja korruptive me diferencën e sipërfaqjes në Gjinar të Elbasanit.

Stop – Lajme te zymta per qiellin shqiptar/ Shqiperia shton korrupsionin! (06 shkurt 2019)

Nato nënshkroi sot protokollin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, pas zgjidhjes së cështjes së emrit me Greqinë.Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Disa portale zviceriane e turke shkruajnë, se projekti i “Air Albania” ka dështuar. Nga ana tjetër kompania e fluturimeve loë cost “Germania”, që pritej të niste fluturimet edhe në Tiranë, ka shpallur falimentin.Shqipëria vijon të shënojë hapa prapa në perceptimin e korruspionit. Për vitin 2018 vendi ynë renditet në vendin e 99-të, nga 180 vende, ose dy vende më poshtë se një vit më parë.

Të Fundit