Stop -EMISIONI 113 (SEZONI 5) 05 shkurt 2020-Urdhri i Stomatologut/ Si po manipulohen nga presidenti, zgjedhjet e reja.

Rreth 4 vjet më parë kemi investiguar, sesi u krijua Urdhri i Stomatologut, por edhe shkeljet në statut e buxhet nga Presidenti Nikoll Deda.Ajo që ndodhi, ishte rritja e tarifave të shërbimeve stomatologjike me 60% dhe po kështu rriti tarifat e licensimeve dhe anëtarësimeve me 10-20%. Sot presidenti Deda po falsifikon edhe zgjedhjet në këtë strukturë, pasi mandati i mbaron në prill të këtij viti. Ai u ka hequr të drejtën e votës 5 mijë anëtarëve të USSH dhe i ka zëvendësuar me një komision të krijuar vetë, prej prej 9 vetash.”Stop” tregon, sesi po votojnë anëtarët e Asamblesë, duke shkelur ligjin për USSH dhe Statutin e tij. Përmes kameras së fshehtë zëvendëspresidenti i USSH dhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor prej 9 vetash pranojnë shkeljet, që po bëhen

Operacioni “Forca e ligjit” ka nisur punën në terren. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e bustit të Skënderbeut para dhe pas OFL-së. Në foton e dytë, pas OFL-së, Skënderbeut i është “sekuestruar” kali, blerjen e të cilit nuk e “justifikonte” dot.Një ditë pas transmetimit në “Stop” të shitjes së produkteve të Wudy aia, që hynin në mënyrë të paligjshme nga Kosova e Maqedonia, AKU ka marrë masa e ka nisur opercionet e kontrollit në terren.

Në datën 6 qershor është dhunuar në mes të fshatit Rrotull në Manzë, një qytetare, e cila i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar për këtë akt, një bashkëfshatarin e saj. Por megjithëse i ishte drejtuar organeve ligjzbatuese, personi, jo vetëm nuk u arrestua, por prokuria e Durrësit kërkon mbylljen e cështjes.Ajo iu drejtua gjykatës dhe kjo e fundit vendosi rifillimin e hetimeve. Kanë kaluar 6 muaj dhe sërish asgjë nuk është bërë. “Stop” ka biseduar me personin, që shpëtoi zonjën nga dhuna, i cili jep edhe dëshminë e tij.Në drejtorinë e policisë së Durrësit na thonë, se cështja është përcjellë në prokurori dhe autori i ngjarjes, është ngarkuar me veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.Prokuroria e Durrësit shprehet, se është regjistruar procedimi penal në janar 2020 për shtetasin Sh. H, por detajet e tjera përbëjnë sekret hetimor.

Të Fundit