Stop-EMISIONI 113 (SEZONI 4) 5 shkurt 2019 Elbasan, gjyqtarja Fetahu, falsifikoi orgjinen e prones per perfitime! (05 shkurt 2019)

Besim Debrova denoncon në emisionin “Stop”, sesi “iu zhduk” toka prej 7 dynymësh, e trashëguar nga stërgjyshi, në qytetin e Elbasanit.Ai tregon, sesi u falsifikua origjina e pronës dhe u përfituan 25 dynymë tokë në mënyrë korruptive.Familja Bedhia u ndihmua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe zyrtari i hipotekës Agron Peza, për të marrë 25 dynymë tokë në mënyrë të padrejtë. Më pas, vëllezërit e Pajtime Fetahut, Arben dhe Arjan Kotollaku, kanë blerë 2 500 metra tokë me cmim nën vlerën e tregut.Qytetarët e Elbasanit e njohin tregun rëndom, si pronën e gjyqtares Fetahu. Na ana tjetër, avokati Spartak Ngjela, duke folur për rastin, thotë, se ka indicie për nisjen e hetimit penal.

Stop – Puthja mes klerikeve, qe beri xhiron e botes, dhe bashkejetesa jone fetare! (05 shkurt 2019)

Një puthje e Papës me Imamin islam në Abu Dabi ka bërë xhiron e mediave më të rëndësishme të botës. Në fakt, vlerën e bashkëjetesës fetare, e shpalosën në janar 2015 edhe klerikët shqiptarë, në manisfestimin e Parisit, pas masakrës në revistën satirike Charlie Hebdo.Freedom House ka nxjerrë raportin e përvitshëm dhe e klasifikon Shqipërinë në vendet pjesërisht të lira.

Stop – Skandali me shkollen “Skenderbej”, shkarkohet drejtoresha e DAR, Byzyka! (05 shkurt 2019)

Mbrëmë emisioni “Stop” transmetoi rastin e shkollës së mesme jo publike Skënderbej, që ishte mbyllur në shtator 2016, po vijonte aktivitetin, duke dhënë edhe diploma me vulën e drejtorisë arsimore në Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit ka shkarkuar menjëherë nga detyra drejtoreshën a DAR Tirana, Arjola Byzyka. Madje mësohet, se është ngritur një grup pune brenda Ministrisë së Arsimit, për t’i shkuar deri në fund kësaj cështjeje.

Të Fundit