STOP-EMISIONI 111 (Sezoni 9) 5 Shkurt 2024- “T’ tan i nimojmë”, mori Euro për provime e u pezullua, ç’ngjet me rektoren

Në 21 qershor transmetuam një rast korruptiv në Shkodër.Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, e lëndës biokimi mjeksore për 3 degët, mami, infermieri dhe fizioterapi, merrnin para nga sutdentët, për t’i kaluar në provime. Nga 120 studente, 110 prej tyre, ishin ngelës në lëndën e biokimisë. Ata, që kishin mundësi ekonomike, jepnin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Pas transmetimit tonë, u bë dhe pezullimi nga ministria e Arsimit për Rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Lacej. Pas 6 muajsh mësojmë, se cështja është ende nën hetim.Por nga ana tjetër, edhe pse e pezulluar dhe nën hetim, zonja Golemi vazhdon të japë mësim e të marrë në provim studentët.Ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj thotë, se ushtrimi i detyrës si pedagoge, pasi është pezulluar dhe cështja po hetohet, është një akt joligjor dhe jomoral.

Fakte të reja bëhen publike në lidhje me kompaninë Vale Ricyling, e cila që prej viteve 2017-2020, sipas të dhënave të vetdeklaruara nga ky subjekt, i ka trajtuar mbetjet e rrezikshme spitalore me tekonologjinë italiane Autoklava Econos. Fillimisht në vitin 2017, kjo kompani ka fituar tenderin, për trajtimin e mbetjeve spitalore të Spitalit të Berat dhe në dokumentacionin e pjesëmarrjes në tendera, është përdorur autoklava Econos. Por kompania nuk e ka pasur kurrë këtë teknologji dhe mbetjet e këtij spitali, jo vetëm nuk janë asgjësuar në mënyrë ligjore, por kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe mjedis. Drejtoresha e AKM, Arta Dollani konfirmon, se nga grupi i inspektimit u vërtetua, se autoklava Econos nuk është në ambientet e kësaj kompanie, por duhet të ndiqen procedurat për këtë skandal.Ne këmi siguruar një faturë doganore, që tregon, se Vale Ricycling e ka blerë autoklavën Econos në 20 janar 2024, pasi në investiguam skandalin.

Kreu i Partisë së Lirisë ishte dje në fshatin Pustec, ngaku publikoi një foto i shoqëruar nga një gomar. Meta shkroi, se për shkak të Rilindjes, në Pustec janë shtuar vetëm gomerët.

Të Fundit