Taulant Cela administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit,Tiranë, denoncon në “Stop” mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një golf 4 dhe një Mercedes ML nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë me prokurore Esmeralda Cami dhe Urim Boci dhe Prokuroria e Pogradecit me prokuror Gjergji Ceka.Taluanti tregon ngjarjen e parë, që para 3 vitesh, ku me makinën e dhënë me qira një qytetari nga Dibra, ky i fundit humbi jetën në aksident dhe makina mbeti peng e bllokuar, ndonëse cështja u pushua, pasi aksidenti u zbardh.Kreu i Prokurorisë Dibër, thotë, se cështjen e ka një tjetër prokuror, që duhet ta kthente mjetin, pasi cështja ishte pushuar.Rasti i dytë, që na tregon Taulanti, është ai i Pogradecit para disa 4 muajsh, ku një qytetar u kp me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë. Autori u arrestua dhe sërish makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka shprehet, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga.Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë cështje,prokurori ndryshoi version, duke ia kthyer mjetin Taulant Celës.
Një qytetar ka dërguar një video në “Stop” ku tregon, sesi për ditë të tëra shkon e mban radhë në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë e nuk arrin të marrë zgjidhje.Një tjetër video tregon, sesi një mjek në Ballagat të Lushnjes e nxjerr me forcë pacienten jashtë
Jemi ndalur në Spitallë të Durrësit, në banesën e zonjës Mira Kacaj, e cila prej vitit 2007 deri më sot është debitore në OSHEE. Zonjës i kanë ndërprerë dritat dhe kërkon të lidhë një akt-marrëveshje, pasi 5 milionë lekë të vjetra është e pamundur t’i paguajë njëherësh.Edhe pse ka paguar në vitin 2020, sërish nuk e kanë futur në akt-marrëveshje dhe Mira ndjehet sërish e trembur, se mund t’ia presin sërish dritat.Gazetarja e “Stop” ndërhyn dhe arrin të gjejë konsensus, që zonja ta paguajë detyrimin me këste.