Stop-EMISIONI 109 (SEZONI 4) 30 janar 2019 Skandali ne burgun e Rrogozhines, punonjesit grabisin te burgosurit!

Xhelo Kumria ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje” në burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015.Gjatë kësaj kohe e vizitonin familjarë e të afërm, duke i dhënë dhe para, të cilat i ka kursyer e i ka mbajtur në arkën e burgut.Po prej 4 vjetësh nuk arrin të marrë paratë e veta në shumën e 540 mijë lekëve të vjetra.Ekonomisti i burgut, thotë në një video-regjistrim, se arkëtarët, që kanë vjedhur paratë janë shkarkuar dhe janë në gjyq, por sot arka nuk ka para, për t’ia kthyer Kumrisë.Në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve thonë, se duhet pritur vendimi i gjykatës, për të parë, se cfarë do të bëhet me shumën e grabitur në burgun e Rrogozhinës.

Thirrja e Bashes per protesten e 16 shkurtit / Mbikqyrje te burgosurve!

Kreu demokrat Basha ka nisur turin e takimeve nëpër rrethe dhe ka kërkuar që në 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita, populli të rrethojë tradhtinë, hajdutërinë e pashpirtësinë e të tregojë, se Edi Rama ka rënë.Nga dita e sotme nis një regjim i ri për të burgosurit e rrezikshëm. Ata do të izolohen nga kontaktet me jashtë burgut dhe do të mbikqyren 24 orë, për të shmangur veprat kriminale të komanduara nga qelitë.

Shkolla profesionale “Karl Gega”, nxenesit pa bursa e pa ngrohje!

Rreth një muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi problematikën e mosmarrjes së bursave nga nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Gjergj Canco”. E njejta problematikë ndodh edhe me nxënësit e shkollës “Karl Gega”.Nëndrejtoresha e shkollës, Orgesa Hoxha, thotë, se shkresa i ka vajtur ministrisë së linjës dhe bashkisë dhe tani cdo gjë është në dorën e këtyre institucioneve.Vec bursave që nuk jepen, në këtë shkollë nuk funksionon as sistemi i ngrohjes.

Të Fundit