“Mallkimi” i së enjtes dhe vjedhja spektakolare në supermarket.
Parlamenti u mblodh sot si cdo të enjte, por normaliteti zgjati vetëm pak minuta. Kryetari i kuvendit, Ruci, i ndërpreu fjalën dhe përjashtoi kreun e grupit demokrat Edmond Spaho dhe të gjithë të zgjedhurit e Partisë Demokratike bllokuna foltoren. Në këtë atmosferë dhe me fjalët halabak, hajdut e kriminel, u mbyll seanca plenare. Më pas transmetohet një video, ku shfaqet një qytetar, i cili pa iu dridhur qerpiku, vjedh për shtatë palë qejfe pije në supermarket, duke i fshehur në xhup.
OSHEE Ballsh, denoncoi vjedhjen nga ana e drejtorit, por u hodh në rrugë.
Myqyrem Malaj ishte me detyrë shef operativ në OSHEE-në e Ballshit, deri ditën, kur denoncoi vjedhjen e 450 litrave vaj, nga ana e drejtorit Guri Nuhaj.Malaj shpjegon, se vaji përdoret për transformatorët e energjisë, por kur foli për këtë abuzim, u cua fillimisht faturues 50 km larg Ballshit. Por pasi njoftoi gjithë hallkat, që nga prokuroria, portali qeveritar e deri te krimi ekonomik, sot është i papunë.Në një bisedë të regjistruar, drejtori i OSHEE Ballsh, Guri Nuhaj, tregon mekanizmit, sesi duhet të fshihen gjurmët e vjedhjes. Ai thotë, se ka miq te krimi ekonomik i Fierit,e po kështu te portali i qeverisë dhe cështja do të mbyllet.
U hoq nga puna për bindje partiake, Stop zgjidh problemin e Dashamir Carës.
“Stop” transmetoi një ditë më parë rastin e heqjes nga puna të Dashamir Carës, me detyrë dezinfektor pranë ASHR-së Tiranë, pasi mori pjesë në mbledhjen e LSI-së Paskuqan.Një qytetar nga Durrësi, që kërkoi të mbetet anonim, i ka ofruar pagën e dy muajve kryefamiljarit Cara, ndërsa shumë kompani janë ofruar për ta sistemuar në punë atë. Ditët e fundvitit, një vajzë e vogël me emrin Igisa, i besoi emisionin “Stop” kursimet e saj, të mbledhura në një kasë për familje në nevojë. Këto para gazetarja e emisionit ua dha fëmijëve të familjes Noka, që la bunkerin, për një ambient më të përshtatshëm jetese.