Një çift bashkëshortësh nga Shijaku, ankohet në Stop, pasi në 15 gusht i kanë dhënë 2 milionë lekë mikut të tyre Fatmir Deda, që ky i fundit, t’i bënte grilat e shtëpisë. Por Fatmiri nuk ka kryer as punën e as kthen paratë.Megjithëse cifti ka denoncuar në polici, Fatmir Deda ka thënë, se do t’i bëjë grilat për një javë, e në fakt asgjë nuk u zgjidh.Ne takojmë zotin Deda, i cili justifikohet, duke thënë, se ka shumë punë, ndaj grilat do t’ua vërë, kur të gjejë kohë.Por tani cifiti i bashkëshortëve kërkon paratë, pasi ka humbur besimin. Pas ndërhyrjes sonë dhe shumë shtyrjeve të afatit të shlyerjes, cifti i bashkëshortëve merr paratë pas 5 muajsh.
Ditën e djeshme u publikua lajmi, se Shtëpia e Bardhë ngriu fondet për Shqipërinë, dhe në këtë vendim, përfshiheshin edhe Spak-u dhe ministritë e ndryshme. Por vendimi, që shkaktoi hutim në Tiranë, u tërhoq gjatë ditës së sotme, po na administrata e lartë e presidentit të ri Trump.
Dritan Qëndraj nga Vlora, tregon se në datën 14 tetor 2024, ka qenë duke udhëtuar me motorr me bashkëshorten e tij në rrugën Vllahinë-Peshkpi, kur një qen i del përpara, duke bërë, që të humbasë kontrollin e mjetit motorrik. Ai vetë përfundoi në spital, ndërsa aksidenti në prokurori.Dritani thotë, se prej dy muajsh, nuk po i kthejnë motorrin, të cilin e ka dhe si mjet, për të shkuar në punë. Qytetari u drejtua në Drejtorinë Vendore të policisë së Vlorës, ku i thanë, se prokuroria nuk ka cuar akoma urdhrin për kthimin e mjetit.Dritani ka cuar dy kërkesa drejt prokurorisë së Vlorës, po nuk ka marrë përgjigje.Pas tij, gazetarja e emisionit “Stop” depoziton një shkresë pranë Prokurorisë së Vlorës, pas së cilës, qytetari mori motorrin e tij.