Jemi në Shkodër. Abdyl Koprencka është denoncuesi, i cili prej shumë vitesh jeton në Amerikë.Në vitin 1993 ai përfiton nga Ndërmarrja e Banesave Shkodër një apartament. Më pas ai shkon në Amerikë dhe kur kthehet pas ca vitesh, sheh, se banesën ia kishte zënë fqinji, i cili pretendon, se gjithashtu e ka përfituar nga kjo ndërmarrje me anë të kontratës së shitblerjes.Në vitin 2011 Abdyli pajiset edhe me certifikatë.Pas shumë përpjekjesh gjyqsore, Gjykata e Shkodrës, në 2011-ën, me vendim të formës së prerë, e bëri të pavlefshme kontratën e fqinjit dhe urdhëroi ZRPP-në në atë kohë të korrigjonte të dhënat e pronës, duke ia dhënë Abdylit dhe të vëllait Orhanit. Në vitin 2015 dhe në vazhdim denoncuesi paditi fqinjin, duke kërkuar t’i lirojë pronën, por gjykatat e kanë pushuar si cështje dhe mbeti po ashtu deri në 2022-shin, kur Abdyli e paditi sërish fqinjin.
Seanca e sotme parlamentare u dominua nga kaosi. Opozita kërkoi në seancë kryeministrin Rama, ndërsa mazhoranca vazhdoi me rendin e ditës. Berisha bllokoi foltoren, duke bërë që kryeparlamentarja Nikolla ta përjashtojë nga seanca. Në këtë mënyrë, askush nuk kuptoi, se cfarë ndodhi në parlament e cfarë ligjesh u miratuan pa asnjë diskutim.
Pas transmetimit të emisionit “Stop” Prokuroria e Tiranës ka ndaluar njërin prej inspektorëve të Agjensisë së Barnave Luan Daci dhe ka shpallur në kërkim në kolegun e tij Armando Luka. Gjithashtu prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “Shpërdorim detyre” për dy inspektorët, që morën 600 mijë lekë nga një farmacist, duke e shantazhuar, se në të kundërt, do ta gjobisnin me 4 milionë lekë.Organi i hetimit pranon, se inspektorët në fjalë ndodheshin nën vëzhgim, por u desh regjistrimi nga emisioni “Stop”, që ndaj tyre të veprohej.Nga ana tjetër mbrëmjen e së mërkurës, Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masat për pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të dy inspektorëve Armando Luka dhe Luan Cici, të cilët shfaqen në videon e transmetuar,duke abuzuar me detyrën. Edhe ky institucion ka shprehur falenderimin për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan për denoncimin e kujtdo që abuzon me detyrën, duke u shprehur, se është i hapur për të bashkëpunuar me organet kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.