STOP-EMISIONI 105 (Sezoni 9) 26 Janar 2024- Shiringa në kazane e pemë, gjobitet spitali i Delvinës, procedim infermiereve

Prej disa javësh emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën, sesi menaxhohen mbetjet spitalore në spitale e qendra shëndetsore.Nga një vëzhgim i rastësishëm në spitalin e Delvinës “Ismet Shushi”, shohim, se ky spital i con mbetjet e rrezikshme në kazanët e plehrave apo edhe më keq akoma, në hapësirat e mbjella me bimë e pemë. Pas njoftimit tonë, Komisariati i Delvinës, vuri në dispozicion ekspertët e fushës, të cilët e konsideruan këtë denoncim tejet serioz, duke proceduar penalisht 4 infermierë të këtij spitali, për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimi i mbetjeve”.Nga ana tjetër ISHSH Vlorë dërgoi në vend grupin e inspektimit, i cili konstatoi, se mbetjet spitalore nuk administrohen në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsye i vendosi masë administrative, 10 milionë lekë të vjetra Spitalit Bashkiak të Delvinës.

Në shtator 2021, transmetuam një denoncim nga qyteti i Pogradecit. Shefi i sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, argumentoi, abuzimin me dietat nga ana e drejtorisë së Korcës, për një aktivitet, ku ishte shënuar fjetje dy netë, por në fakt kishin ndenjur një natë.Po kështu në dieta ishte përfshirë edhe një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi, se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.I rikthehemi kësaj cështjeje, pasi sot Drini ka fituar të drejtën edhe në gjykatë dhe për këtë falenderon pasqyrimin e problematikës, që iu bë nga emisioni “Stop”.

A gatuajnë shqiptarët dhe cfarë. Ne kemi dalë në rrugët e Tiranës dhe i kemi pyetur qytetarët, se cfarë do të sajonin me presh, karrota apo qepë. Disa thanë, se nuk ia thonë fare në gatim, pasi kuzhinën ia kanë lënë vjehrrës.Ndërsa burrat e dinë gatimin një punë për gra.

Të Fundit