STOP-EMISIONI 104 (Sezoni 7) 26 Janar 2022- Shiti shtepine per 72 milione leke, noterja vjedh parate e zhduket. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 104 (Sezoni 7) 26 Janar 2022- Shiti shtepine per 72 milione leke, noterja vjedh parate e zhduket.

Denoncimi i rradhës i ardhur në redaksinë tonë, ka të bëjë me noteren Rezarta Koçi.Qytetarja Drita Sula tregon, se në shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi.Kontrata e shitblerjes u bë tek noterja Rezarta Koci. Shuma prej 72 milionë lekësh kaloi tek llogaria e noteres dhe duhet të kalonte tek shitësi brenda 24 orësh. Por kjo nuk ndodhi.Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet, se blerësi ikishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar.Në këtë moment bën denoncim në polici dhe në prokurori, ku cështja po ndiqet nga prokurori Albi Lulja.”Stop” ka mësuar, se noterja Rezarta Koci është akuzuar edhe për disa mashtrime të tjera të këtij lloji.Fatmir Laçaj, Zëvendës kryetar i Dhomës së Noterëve, shprehet, se ky institucion, përmes një komisioni disipline, ia hoqi licensën noteres mashtruese, por ajo e ka rifituar të drejtën me anë të gjykatës.Vetë noterja Rezarta Koci nuk gjendet, pasi edhe në adresën, që ka deklaruar shkruhet, se ambienti jepet me qira.

Një deputet i parlamentit italian është filmuar duke dezinfektuar duart e më pas sqetullat me solucion antibakterial.Këto ditë më ngarkuara me infektime nga shumë lloje coronavirusi, ne u jemi drejtuar qytetarëve për t’i pyetur, se cilin nga këto mutacione preferojnë.Shumë nga të intervistuarit kanë bërë humor me emrat e rinj që qarkullojnë e që kanë emërtesa femërore.

Lidhur me problematikën e noteres Rezarta Koci, që përvetësoi 72 milionë lekët e qytetares nga shitja e shtëpisë,i drejtohemi bankës së nivelit të dytë, ku është bërë transaksioni.Por punonjësja thotë, se banka nuk mban përgjegjësi për lëvizjen e parave nga ana e noteres.Numri 2 i dhomës së noterëve, Fatmir Lacaj, thotë, se noterët kontrollohen edhe nga Dhoma edhe nga Ministria e Drejtësisë.Nga ana tjetër Demir Çiftja, ekspert ligjor thotë, se duhen bërë amendime në ligj, që të ndalohen këto veprime, në mënyrë, që nëse një noter “lajthit”, të ketë mekanizma bllokuese.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *